Kush janë vajzat që bënë liderat europianë të kërcejnë "Taki Taki", koreografi Murra: Shfaqja, ide e kryeministrit

Shfaqja artistike surprizë për liderët ndërkombëtarë pjesëmarrës në samitin e BE-së u mbyll me ata, vajzat e vogla energjike. “Qershia mbi tortë”

Me flokë të gjata, bishtaleca, të veshura me tuta me ngjyrat e flamurit europian ia arritën qëllimit. Bënë të çtensionojnë liderët ndërkombëtarë të samitit të BE-së, madje disa prej tyre u përfshi dhe në ritëm duke kërcyer taki taki

Po kush janë ato?

Janë vajzat e akademisë së kërcimit të koreografit Andi Murra.

“Ishte një eksperiencë ndryshe. Emocion shumë i madh. Përgjegjësia ishte shumë e madhe. Përgatitja e madhe na dha një siguri por ishte shumë ndryshe ishte më e veçantë” tregon koreografi Murra i ftuar në studion e emisionit “Ditë e Re”në RT Ora së bashku dhe me disa nga vajzat e performancës.

Janë të lumtur sepse ia arritën qëllimit. Aq më tepër që videoja e kërcimit u bë shumë virale.

Por e kujt ishte ideja?

Murra zbulon se ideatori i kësaj performance ka qenë vetë kryeministri Rama ndërsa direktivat i ka marrë nga ministria e Kulturës.

Kush janë vajzat që bënë liderat europianë të

”U bë një koordinim mes ansamblit të valles. Unë kam pasur gati 8 ditë në dispozicion. Ka qenë punë e mirë nga Ministria e Kulturës. Çdo gjë ishte e detajuar. Mesa di unë kryeministri ka qenë ideatori i saj. Liderët nuk e dinin. Madje në një moment, kur valltari doli në skenë liderët u stepën thanë çfarë ndodhi. Nuk kam parë një organizim aq të bukur, ishte angazhim shumë profesional”

Koreografia në sheshin "Italia" u performua nga 50 vajza dhe djem dhe videoja e kërcimit u bë virale. Në studion e “Ditë e Re” me moderator Arjola Shehun, në RTV Ora ishin sot Kristina Sallufi, Aldena Mamutaj, Erisa Nazeri, Siena Sollaku, Leandra Bastari, Ajla Rapushaj, Anxhela Dedaj, Eshly Ciku, Steisi Ciku.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET