Koncerti simfonik, 90 instrumentalistë dhe Dren Abazi performojnë në Shkodër

Në një koncert krejt ndryshe në Shkodër 90 instrumentalistë u ngjitëm në skenë së bashku me artistin e njohur Dren Abazi.

Koncerti simfonik dhuroi emocione tek publiku, ndërsa qindra qytetarë e ndoqën ngjarjen e veçantë.

Një mbrëmje magjike ku publiku shkodran shijoi për herë të parë një përformancë krejt ndryshe.

E rikthyer pas 32 vitesh, Orkestra Simfonike e këtij qytetit koncertin e saj të dytë përpara publikut e pati me artistin nga Kosova Dren Abazi.

Përzgjedhja artistike për të përmbyllur festimet e ditës së luleve në Shkodër ishte e veçantë, pasi në skenën e hapur u ngjiten mbi 90 instrumentistë.

Hitet e tij por edhe këngë të njohura shkodrane, u interpretuan bashkë me publikun nga artisti Dren Abazi dhe kori polifonik “Prenkë Jakova”.

shkoder koncerti simfonik

EMISIONET