TRAGJIKE! Dy muaj më parë humbi gruan... I moshuari ndërron jetë në Korçë pasi nga ballkoni u ...

Një 84-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës.
Viktima është identifikuar si Abidin Bilbili, i cili, sipas informacioneve paraprake, jetonte i vetëm në banesë. Ai është gjetur pa shenja jete pas rënies nga ballkoni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 84-vjeçari kishte humbur bashkëshorten rreth dy muaj më parë, ndërsa po hetohet nëse kjo ngjarje mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij emocionale.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të rastit.

