“Ikonat e Opiumit”/ Hatibi: Kemi përfshirë propagandën e periodikut dhe të shtypit të përditshëm nga viti '46 deri në '76

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", Elton Hatibi, koordinator i ekspozitës “Ikonat e Opiumit”, tregoi se si lindi ideja për realizimin e kësaj ekspozite.

" Koncepin koratorial e ka dhënë studiuesi Dohan Dani. Pamë të arsyeshme që një pjesë të këtij fonti i cili është i panjohur mirë nga publiku ta sillnim në një formë ekspozite duke përfshirë imazhet por edhe pjesë të teksteve, titujt, duke sjellë dhe një atmosferë të aspektit grafik dhe estetik të kësaj propagande antifetare.

Ne kemi përfshirë propagandën e periodikut dhe të shtypit të përditshëm të periudhës nga viti '46 deri në '76 dhe ka një arsye pse.

Propaganda nuk ka qenë lineare, ka pasur ato synimet e veta, ka pasur estetikën e vetë. Ka dhe aktorë të ndryshëm që kontribuojnë. Ka një pikë kulmore, mbyllja e fesë në vitin '67"", u shpreh Hatibi.

EMISIONET