E Mërkura e Madhe, Shërbesa III e Dhëndrit/ Kryepiskopi Joan: Nëse nuk ndjekim udhët e Perëndisë, liria do të na shkaktërrojë

E Mërkura e Madhe, Shërbesa III e Dhëndrit/ Kryepiskopi Joan:

Besimtarët ortodoksë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si "Java e Madhe e Pashkës".

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet është mbajtur mesha e së Mërkurës së Madhe të Shenjtë, e njohur ndryshe si Shërbesa e tretë e Dhëndrit. Kjo shërbesë u drejtua nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla.

Pas përfundimit të meshës, Fortlumturia e Tij, Kryepiskop Joani mbajti fjalën e radhës ku dha mesazhe për besimtarët që e ndoqën nga afër shërbesën. 

Fortlumturia e Tij tha se mund të bëhemi të ngjashëm me Zotin vetëm nëpërmjet Hirit të tij, por mëkati na largon gjithmonë nga Perëndia.

Njeriu u krijua që të jetë i lirë. Në të gjitha veprimet e tij, lirinë e ka vetë njeriu. Nëse ne nuk rindërtojmë lirinë tonë për të ndjekur udhët e Perëndisë, liria  do të na shkaktërrojë. Njeriu është i lirë dhe i aftë për të mëkatuar, për t’u larguar nga Perëndia, por këto gjëra sjellin degradimin e natyrës së tij.

Ne mund të bëhemi të ngjashëm me Zotin vetëm nëpërmjet Hirit të tij, por mëkati na largon gjithmonë nga Perëndia. Mëkati është prishja e një marrëdhënie të thellë ndërmjet njeriut dhe Zotit. Mëkati i njerëzve të parë nuk ishte vetëm shkelja e urdhërimit, ishte prishja e marrëdhënies”, tha Fortlumturia e Tij.

EMISIONET