Koka: Asnjë biznesmen pa mbrojtje nga pushteti nuk do guxonte ti hidhet me kthetra në fyt një ish-deputeti

Koka: Asnjë biznesmen pa mbrojtje nga pushteti nuk do guxonte ti hidhet me

Gazetari, Bledian Koka, thotë se përplasja fizike sot në Elbasan mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca është një tregues shumë i rëndë.

I ftuar në Rtv Ora, Koka thotë se anjë person, qoftë ky biznesmen, nuk mund ti hidhet në fyt një ish-deputeti nëse nuk gëzon mbështetje dhe mbrojtje nga pushteti.

Koka: Tensioni ka përfunduar me thonjtë dhe kthetrat e biznesmenit Luca në fytin e një prej kandidatëve kryesorë të opozitës për deputet në qarkun e Elbasanit. Ky është një tregues shumë i rëndë. Agresion i pastër që vjen nga njerëz që gëzojnë pushtetin jo vetëm përmes benefetive që u jepen me apo pa ligj, por gjithashtu gëzojnë edhe mbrojtjen dhe mburojën sepse asnjë biznesmen, asnjë njeri i pambrojtur nuk do të guxonte ti hidhet me kthetra në fyt një ish-deputeti.

Për "sehirin" e policisë në këtë rast por edhe në dy incidentet e tjera në Elbasan dhe zyrat e FRD-së, Koka ka këtë koment.

Koka: Asnjë qytet dhe bandë kriminale nuk është më e fortë sesa një shtet funksional, një polici funksionale, një prokurori dhe gjyqësor funksional.

Rritjen e tensioneve në këtë prag fushate ai e sheh në interes të mazhorancës dhe qëllimi sipas tij është dekurajimi i qytetarëve për të votuar me 25 prill.

Koka: Tensioni është nga ana e mazhorancës. Mbajtja e tensionit shumë lart prezumohet se do të intimidonte  qytetarët ditën e votimit. Pse nuk patëm tensione në 2017? Kishte përceptim se opozita nuk kishte për të fituar zgjedhjet, nuk kishte gjë në terëzi për shkak të listave që bëri Basha, për shkak të fushatës së paqartë dhe dy gishtat ua rrëmbeu Edi Rama. Sot që gjërat kanë ndryshuar, balancat dhe sondazhet tregojnë krejt të kundërtën e asaj që pretendon Rilindja, e vetmja gjë që i ka mbetur është hajde të krijojmë një situatë tensioni dhe të mos dalin në votime.

Lexo edhe- Elbasan, konflikt fizik mes kandidatit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Politikë bledian koka luciano boçi RTV Ora gjergj luca perplasje fizike

EMISIONET