Ka përfunduiar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit.

Pas takimit në selinë rozë, kreu i mazhorancës si rrallë here foli vetëm disa sekonda para gazetarëve ku nuk kurseu sërish polemikat me presidentin Ilir Meta.

“Do të votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e takimit. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje doi votojmë kodin siç u votua nga Parlamenti. Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, as Ilir Meta”  tha Rama.

Tre ditë para afatit, Presidenti Ilir Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar nga mazhoranca pa dakordësinë e PD në Këshillin Politik.

Në “punimin shkencor” prej 81 faqesh, siç vetë ai e quajti nga Devolli, Kreu i Shtetit argumenton se votimi i 5 Tetorit është antikushtetues, bie ndesh me standardet ndërkombëtare të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

“Për ti dhënë mundësi maxhorancës të reflektojë” u shpreh Meta.

/a.r, OraNews