"Ka moshën e shtyrë" Lela: Rama ka humbur rininë pavarësisht risive
Drejtues i “Politik-On”, Alfred Lela ka thënë se në bazë të tabelave, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca ka humbur mbështetjen e rinisë.
Gjithashtu Lela ka shtuar se Rama gëzon mbështetjen e moshës së shtyrë, ndërkohë që rezultatet sipas tij kanë qenë afërsisht të ngjashme.
Lela: Nga 54.3% na tregon Rama ka humbur rininë. A voton apo jo këtë nuk e dimë. Një politikan që është mburrur se ka pasur me vete të rinjtë. Pavarësisht të gjitha risive në komunikim, nuk ka arritur të mbajë rininë. E ka moshën e shtyrë. Këtu është sfida se çfarë do bëjë opozita për ta mbajtur dhe për ta shtuar rininë? Çfarë do bëjë PD dhe PS për të nxjerrë xhevahire nga qymyrguri i 21%?
Deri tani në të gjitha tabelat kemi parë kokë më kokë pro dhe kundër.
Analisti Alfred Lela analizoi rezultatet e tabelës 7.
Të anketuarve u është bërë pyetja: A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?
Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës.
Rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora u prezantuan sot në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021).
Gjithsej u prezantuan 17 tabela.
Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
