Ish-kryekomunari i Rrethinës u plagos në burg, kërkon dëmshpërblim
Kleves Muja, ish-kreu i Komunës Rrethina në Shkodër, i cili u plagos në burgun e “Shënkollit” në Lezhë, nga një tjetër i burgosur, ka kërkuar dëmshpërblim financiar.
Muja dhe disa familjarë të tij kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës padi ndaj Drejtorisë së Burgjeve, duke kërkuar dëmshpërblim pasuror dhe jopasuror për plagosjen në burg.
Ish-kryekomunari u plagos nga Xheladin Kruja me kaçavidë, sapo ai hyri në ambientet e burgut të Shën Kollit në Lezhë më datë 4 qershore 2012.
Në objektin e padisë thuhej: “Detyrimin e paës së paditur për të paguar në favor të paditësit, shpërblimin për dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe shpenzimet e tjera të arsyeshme dhe të nevojshme të shkatuara nga ngjarja në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shënkoll, si pasojë e të cilit mbeti i plagosur Kleves Muja.”