Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten

Anijet tregtare të llojeve të ndryshme mbeten të bllokuara në Gjirin Persik, pavarësisht marrëveshjes kornizë SHBA-Iran që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve, vlera e reth 1,150 anijeve të bllokuara, përfshirë ngarkesën e tyre, arrin në afërsisht 125 miliardë dollarë.

Edhe nëse kushtet do të normalizoheshin, largimi i anijeve të bllokuara do të zgjaste disa javë.

SHBA-të dhe Irani njoftuan se kishin arritur një marrëveshje kornizë javën e kaluar, por rreziqet për kompanitë e transportit detar mbeten të larta. Teherani njoftoi se po e mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit gjatë fundjavës për shkak të vazhdimit të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes shiite Hezbollah, e cila është afër Republikës Islamike, në territorin e Libanit.

Për Heinrich, ekspertin e lartë të sigurimeve detare autoritetet detare dhe kompanitë në sektor ende nuk janë në gjendje të vlerësojnë kërcënimet për anijet dhe ekuipazhet e tyre.

“Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe kompanitë e transportit detar e pranojnë se ende nuk janë në gjendje të vlerësojnë rrezikun për ekuipazhet dhe anijet dhe për sa kohë që kjo vazhdon të jetë kështu, anijet nuk do të nisen”, shprehet ai.

Sipas ekzekutivit të Allianz, Teherani ka dhe do të vazhdojë të ketë një ndikim të rëndësishëm, pasi Ngushtica e Hormuzit normalisht transporton 20 deri në 25 të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) të eksportuar në tregjet ndërkombëtare. Heinrich gjithashtu vëren krijimin e një autoriteti të ri iranian për Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit, në veçanti se ai do të mbikëqyrë ose verifikojë mbulimin e sigurimit të anijeve që kalojnë nëpër arterien detare.

EMISIONET