I arrestuar në Itali për drogë dhe nën hetim në Holandë, kush është Valentin Selaj të cilit SPAK i kërkon pasurinë
Ditën e sotme (11 gusht), SPAK i kërkoi GJKKO sekuestrimin e 17 pasurive të shtetasve Valentin Vasil Selaj, Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj.
Ky vendim erdhi në kuadër në ligjit anti-mafia dhe të letërporosisë së dërguar nga Prokuroria e Amsterdamit, pasi këta persona po heton në Holandë për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Njëri prej tyre, Valentin Selaj, është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ai është arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzim për prostitucion.
Gjithashtu, në vitin 2018, OFL i ka sekuestruar pasuri me vlerë 1.4 mln euro në pronësi të tij.
Lexo edhe: Të hetuar në Holandë për drogë, SPAK kërkon sekuestrimin e 17 pasurive të 4 shqiptarëve
Lezhë, sekuestrohen mbi 1.4 mln euro pasuri kriminale në pronësi të 3 vëllezërve
