Lezhë, sekuestrohen mbi 1.4 mln euro pasuri kriminale në pronësi të 3 vëllezërve
Operacioni "Forca e Ligjit" sekuestron pasuri me vlerë 1.4 mln euro në pronësi të tre vëllezërve nga Lezha të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Policia tha se pronat janë në emër të Valentin Selaj dhe vëllezërve të tij dhe dyshohet se kanë burim kriminel pasi zotëruesi i tyre është arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Grupi kriminal i shtetasti Valentin Sela ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Ndërsa në janar të këtij viti policia shqiptare vendosi të fillojë hetimin pasuror.
Në kuadër të hetimit ndaj grupit kriminal gjykata me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme.
Pronat e bllokuara sipas policisë ishin në emër të shtetasit Valentin Sela 40 vjeç, i arrestuar nga policia e Firncias në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzim për prostitucion.
Pronat janë gjetur edhe në emër të dy vëllezërve të Selajt, njëri prej të cilëve i prangosur në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali, si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë.
Për këto akuza në vitin 2010 ai u dënua me 4.6 vite burg.
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.

(Në foto: Valentin Sela dhe prona e sekuestruar)




