Akuzave publike të Partisë Demokratike për përdorimin e mjeteve të Forcave të Armatosura për takime elektorale, Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur me derën e Gjykatës. Olta Xhaçka ka paditur për shpifje selinë blu dhe përfaqësuesit e saj të cilët kanë artikuluar publikisht akuzat ndaj saj. Edhe më herët ministrja Xhaçka i ka quajtur inskenime politike dhe përbaltje të FA.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka paditur në gjykatë për shpifje tre ish-deputetë demokratë lidhur me akuzat e ngritura prej tyre në adresë të saj për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale,

Xhaçka e ka dorëzuar kërkesë padinë ndaj ish-deputetëve demokratë Xhemal Gjunkshi, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshit.

Ditët e fundit Partia Demokratike ka publikuar një video të një helikopteri të Forcave të Armatosura me të cilën pretendon se e ka përdorur ministrja  Olta Xhaçka për të udhëtuar në Dibër për fushatë elektorale.

Ish-deputetët demokratë pretendojnë se Xhaçka ka zhvilluar 22 udhëtime me këta helikopterë në Dibër duke harxhuar 100 mln lekë.

Gjithashtu Albana Vokshi publikoi dhe datat sipas së cilave janë zhvilluar këto udhëtime.

Lexo dhe:
Helikopter ushtarak për fushatë/ PD kallëzon në SPAK Olta Xhaçkën