Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, do të përballet në prokurorinë special me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pas disa ditësh akuza publike se Xhacka ka shfrytëzuar helikopterët e ushtrisë për qëllime elektorale, partia demokratike iu drejtua  drejtësisë.  Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje për shkeljen e ligjit nga Ministrja e Mbrojtjes, duke përdorur helikopterin ushtarak për qëllime elektorale, pasi është emëruar drejtuese politike e PS në Dibër. 

Vokshi: Udhëtime që nuk kanë asnjë lidhje me postin që ajo mban në Ministrinë e Mbrotjes por kanë lidhje me organizime të strukturave të PS në Fushatën elektorale të PS në qarkun Dibër

Partia demokratike thotë se për secilën nga shkeljet  e ligjit, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 3 deri ne 7  3 vjet burg. 

Vokshi: I kërkojmë Prokurorisë SPAK, të kryejë hetime të thelluara, profesioniste

Përveç Ministres së Mbrojtjes, faktet e pretenduara ne  kallëzim penal implikojnë rëndë edhe Komandantin e Forcave Ajrore, i cili thuhet se  ka manipuluar arsyet e udhëtimit të helikopterit, duke i deklaruar për qëllime stërvitore, kur është e provuar se qëllimi ka qenë elektoral, në interes të PS. 

Gent Strazimiri: Partia Demokratike edhe njëherë kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjell SPAK të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat përkatëse dhe bashkë me to duke i dhënë dhe një mundësi për të treguar që nuk është i kapur nga qeveria.

Partia demokratike argumenton se pas shpalljes nga Presidenti të datës së zgjedhjeve, janë të paktën 8 data të dy muajve të fundit, që Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin ushtarak për të shkuar në zonën e saj elektorale dhe për të kryer aktivitete për PS.  Por kjo padi erdhi patëm pak orë më vonë se ministrja Xhacka, të padiste Partinë demokratike për shpifje. Ministria e mbrojtjes akuzat i ka cilësuar të pa vërteta dhe shpifje, duke theksuar Xhacka në asnjë moment nuk ka fluturuar me helikopter për të marr pjesë në aktivitete elektorale.

Lexo dhe:
Helikopterët e FA-së për fushatë, Ministrja Xhaçka padit PD-në për shpifje