Aksident me pasoje vdekjen në superstradën Lezhe-Milot.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të ishull Lezhë ku një furgon mallrash ka përplasur fatalisht një këmbësor.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndersa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.

Njoftimi paraprak i Policisë Lezhë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor ,ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Aksident te “Shkallët e Tujanit”/ Një i vdekur e dy të plagosur