FOTO/ Si duket sot Dritan Rexhepi, "baroni" shqiptar i kokainës

Ora News siguron foton aktuale të Gramoz Rexhepi, i ashtuquajturi "baroni shqiptar i drogës", i cili po vuan dënimin në një prej burgjeve më të famshme të Ekuadorit, në Quito.

Ky i fundit, siç e tregon edhe operacioni më i fundit i Europol, i shtrirë në disa shtete dhe me disa të arrestuar, drejtonte një kartel droge që sillte lëndën narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës- një shtetas shqiptar 40-vjeçar i vendosur në Ekuador- negocionte drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, organizonte shpërndarjen në të të gjithë Europën. Kokaina kontrabandohej përmes kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara”, thuhej në deklaratën e EUROPOL.

Por kush është vlonjati me disa identitete? Si u shndërrua në 10 më të kërkuarit nga Interpol “mjeshtri i arratisjeve?

Vlonjati e nisi karrierën e tij kriminale me vrasjen e dy policëve dhe vijoi me krime të tjera të rënda në Europë. Me emrin e Gramoz (Dritan) Rexhepi janë dokumentuar dhjetëra akuza nga katër shtete të Europës: Italia, Holanda, Belgjika dhe Spanja.

VRASJA E POLICËVE/ NISJA E KARRIERËS KRIMINALE

40-vjeçari shqiptar kërkohet për t’u burgosur pasi ka qënë i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 2 efektivevë të policisë në Fushë – Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. Por nuk u ndal këtu… Vlonjati Gramoz Rexhepi, që më vonë e ndryshoi emrin në Dritan, do të shënonte shumë shpejt rritje në “karrierë”.

Në vitin 2006 ai do të ishte pjesë e më të kërkuarve në Shqipëri. Asokohe student i Juridikut, hyri në hollin e hotel “Tiranës” me dy pistoleta. Sipas akuzës të dy të rinjtë ishin vrasës me pagesë dhe u kapën menjëherë për t’u dërguar Rexhepin në komisariatin e Policisë në Durrës, ku pas 2 ditësh do të dilnin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë deri në përfundimin e hetimeve.

Ky ishte pikërisht momenti ku Rexhepi fitoi emrin e shumëmerituar si "ekspert i arratisjeve", duke u kthyer në një legjendë për të gjitha ata që vuanin dënim. 40-vjeçari përfitoi nga një moment hutimi i efektivëve që e ruanin, të cilët me siguri nuk e njihinin potencialin e tij, për t’u larguar nga burgu. Efektivët ia kishin edhe më të lehtë detyrën pasi kishin vendosur t’iu linin dyert hapur me qëllim komunikimin me njëri-tjetrin.


Kaq mjaftoi për të! Sapo doli nga qelia e tij, Rexhepi ktheu xhupin nga ana tjetër për të ndryshuar ngjyrën, mori nën krah një dosje që gjeti mbi tavolinë dhe kaloi si “zotëri” rojën tek dera. Alarmi dhe kërkimet në çdo skutë ishte më kor pasi Rexhepi tashmë ishte larg dhe në hapat e tij të parë të shënimit të historisë si një nga kriminelët më të frikshëm të historisë së vendit.

TRE VITE MË PAS NË ITALI

Që prej asaj nate, për Dritan Rexhepin nuk u dëgjua më për 3 vjet me radhë… Në vitin 2009 emri i tij rishfaqet nga mediat italiane pasi vlonjati ia del që të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, në Pavia, bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Dritan Rexhepi, Ylli Ndoji dhe Leonard Myrtaj, që të tre të akuzuar për krime të rënda arritën të arratiseshin natën e 11 marsit. I riu shqiptar kishte rënë në burgun e Italisë për një krim të rëndë të kryer në Venecia. Ndërkohë njëkohësisht kërkohej edhe nga Belgjika dhe Hollanda për trafik ndërkombëtare droge. Për tre vite duket sikur i kishin mjaftuar ‘vlonjatit’ për të “pushtuar” Europën.

“E DOGJI” NDESHJA E CHAMPIONS-it E DOGJI

Rexhepi zhduket sërish. Nga viti 2009-2011 vlonjati mban një profil të ulët duke iu shmangur Policisë me çdo kusht. Por nuk ia del dot. Në 2011 ai arrestohet për grabitjen e një banke në Barcelonë, në një moment kur në qytet festohej fitorja e Champions League nga ekipi i Barcelonës. Vlonjati dhe banda e tij kishin zgjedhur ditën e 29 majit, duke marrë parasysh se nuk do të binin shumë në sy për shkak të festimeve që po organizoheshin në qytet.

Por nuk shkoi sipas planit. Grabitja bëri bujë të madhe dhe policia vendase arriti që të kapte grupin e shqiptarëve mes të cilëve i shumë kërkuari Dritan Rexhepi.

Mister mbetet fakti se si ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle pa u dënuar.

RISHFAQJA NË BELGJIKË

Të qëndruarit në hije duket se është diçka që nuk i pëlqente vlonjatit. Pas vetëm disa muajsh mungesë, ai rikthehet fuqishëm në Belgjikë, ku edhe u arrestua për t’u çuar në burgun e Antverp, në tetor të vitit 2011. Por duke qënë se nuk kishte bërë asnjë krim të rëndë do të ekstradohej në Itali.

Autoritetet belge i besuan pamjes së tij, duke mos e menduar ndonjëherë grabitjen. Dhe bënë shumë gabim. Rexhepi e mbajti lart reputacionin e tij duke u arratisur pa asnjë problem nga burgu i sigurisë së ulët. Në fakt shqiptarit nuk i kishin vënë rëndësi, se burgu ku ishte strehuar Rexhepi është një nga më të vjetrit në Belgjikë dhe nuk konsiderohet i përshtatshëm për kriminelët serioze.

“Ka vetëm dy roje të pranishëm për 120 persona, kështu që mundësia e arratisjes është shumë e lartë,” thuhej në raportin e Ministrisë së Drejtësisë pas arratisjes.

Anglia, “toka e ëndrrave”

Më vonë flitej se ndodhej në Angli dhe figuronte ndër 18 më të kërkuarit në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Scotland Yard’ publikoi foton e tij duke shkruar se ai ishte një nga 17 të huajt më të rrezikshëm që gjendeshin në tokën e tyre, duke lënë në dispozicion të qytetarëve edhe numrin e telefonit ku mund të jepnin informacion mbi vendndodhjen e tij.

Nuk e kapën dot kurrë. Nuk dihet nëse ishte zotësia e tij për t’u fshehur mirë apo sepse kishte qënë në Angli vetëm për një moment tranzit pasi në mendje kishte diçka tjetër.

SUPERKAPJA NË QUITO/ Si u zbulua Gramoz Rexhepi

Asnjë nuk u vërtetua deri kur u arrestua sërish, ndërsa me vete kishte një pasaportë greke. Në qershor të 2014, me identitet tjetër, pamje të tjerërsuar Gramoz Rexhepi mbeti për më shumë se një muaj i paidentifikuar. Superoperacionin i Policisë në Quito të Ekuadorit, ku edhe u kapën 278 kilogramëve kokainë, prangosi edhe vlonjatin.

Në atë operacion u tha se personat që transportonin lëndën e kushtueshme ishin me kombësi të ndryshme, ku u tha se mes tyre kishte edhe vendas. Çudia ishte se mes të arrestuarve rezultonte se ishte edhe babai 67-vjeçar (asokohe; tani 71 vjeç) i Dritanit, P. Rexhepi. Në skenë, për të sqaruar gjithçka hyri dhe motra e tij Entela, e cila u shpreh se nuk kishte lidhje babai. Ajo pohon se të atit të saj i kishte humbur pasaporta nga fundi i marsit të atij viti dhe se ai e kishte zëvëndësuar.

Ndërkohë Dritan Rexhepi qëndronte në burg pa u identifikuar. Ishin gjurmët e gishtave ato që zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari, në atë kohë, nga Vlora.

Pengmarrja e Jan Prengës

I akuzuar dhe i dënuar për krime të rënda, duke filluar nga vrasje policesh deri të trafiku ndërkombetar i kokainës, në Shqipëri, Itali, Spanjë, Belgjikë, Holande, Angli, Ekuador etj, i arrestuar dhe i arratisur nga disa burgje të sigurisë së lartë, Dritan Rexhepi është përfolur edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, i zhdukur që prej 17 janarit të këtij viti.

Në një intervistë telefonike për gazetarin Artan Hoxha, Rexhepi do të shprehej se nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.

“E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërise, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për tu përdorur si kërcënim.

Por mqs ju thoni se prokuroria ka thënë është filani që ka folur në tel dhe nëse ka tabulatet e atij qe ka folur në emrin tim, ta publikojë ose nëse ka identitetin e atij që ka folur ta publikojë që ta di edhe unë për çfarë bëhet fjalë se edhe mund ti ndihmoj nëse vërtetë është dikush që ka përdorur emrin tim”, do të deklaronte ndër të tjera Dritan Rexhepi.

/a.r, Ora News

EMISIONET