Një rrjet ndërkombëtar droge, që dyshohet se drejtohej nga një shqiptar është shkatërruar pas një megaoperacioni midis disa shteteve. Ne pranga kanë rëne 30 persona në 10 shtete , 11 prej te cileve janë shqiptar të arrestuar në Shqipëri dhe vende te tjera të Europës.

Një operacion ndërkombëtar antidroge  i koduar “LOS BLANCOS”, i cili u zhvillua njëkohësisht në 10 shtete si  Itali,  Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta,  është finalizuar me arrestimin e 30 personave mes tyre disa shqiptar.

Arrestimet ne Shqiperi
Në Shqipëri  me qëllim ekstradimi  janë vënë në pranga 5 të kërkuar konkretisht:
Në Tiranë arrestohet Gentjan Manaj
Në Vlorë arrestohet Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro
Në Durrës arresteh Rexhino Ibrahimi 
Në Lezhë arrestohet Vladimir Lesaj.

Shqiptarët e arrestuar jashtë  
Gjashtë shqiptarë të tjerë të tjerë u arrestuan në vende te tjera të Europës ku ndodheshin”  kështu:  
Në Rumani u arrestua Lek  Colaj, 40 vjeç
Në Holandë u arrestua Gjergj Lesaj, 38 vjeç
Në Spanjë u arrestua Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç
Në Hungari u arrestua Robert Varga, 44 vjeç
Në Norvegji iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg atje.
Në Dubai në pranga mesohet se  ka rënë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.
Kompania Bello- Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, I cili dyshohet se drejtohet  nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me rradhë.

Pamjet – Ora News siguroi pamje të operacionit ndërkombëtar të koduar “Los Blancos” i cili është ndërmarrë në disa shtete njëkohësisht:  Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Greqi, Hollandë, Rumani, Hungari e Ekuador.

Operacioni u krye
 në koordinimin e Europol dhe Eurojust  në bashkëpunimin e Antimafias e Antiterrorizmit italian, Drejtorisë Antidrogë e autoriteteve policore hollandeze u shtri në disa shtete.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Gjykatën e Firenzes autoritetet policore të Antimafias, Antiterrorit e Antidrogës Italiane, në prani të autoriteteve më të larta të krimit të luftës kundër krimit të organizuar të Europol, Euojust e të autoriteteve policore holandeze kanë zbardhur detajet e megaoperacionit të koduar “Los Blancos”.

Hetimet e operacionit të nisura më 2015 kanë zgjatur rreth 5 vite e kanë cuar në shaktërrimin e një kartele droge trafikantësh shqiptarë të quajtur “Kompania Bello”, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokainë nga Amerika Latine e furnzinonin grupe të fuqishme narkotrafikantësh në Europë.

Për hetuesit, karteli shqiptar i drogës ishte paralelisht i barabartë me kartelet e mëdha të drogës amerikano jugore e konsiderohet lider në trafikun e kokainës ndrë grupet trafikante shqiptare e pikë referimi për ta.

Në paketat e kokainës që trasportonin nga Amerika Latine në Europë mbanin logot e stampuara “Bello”. Kompania Bello kishte degëzime të shumta në vendet Hollandë, Ekuador, Austria, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar në dispozicion.

Mjaft anëtarë të këtij karteli janë autorë të akteve të dhunës në konkurrencën e tregut të narkotrafikut.

Në një nga fazat e këtij investigimi u arrestuan 84 persona në Itali, Hollandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britani e Madhe.