Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Gjykatën e Firenzes autoritetet policore të Antimafias, Antiterrorit e Antidrogës Italiane, në prani të autoriteteve më të larta të krimit të luftës kundër krimit të organizuar të Europol, Euojust e të autoriteteve policore holandeze kanë zbardhur detajet e megaoperacionit të koduar “Los Blancos”.

Hetimet e operacionit të nisura më 2015 kanë zgjatur rreth 5 vite e kanë cuar në shaktërrimin e një kartele droge trafikantësh shqiptarë të quajtur “Kompania Bello”, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokainë nga Amerika Latine e furnzinonin grupe të fuqishme narkotrafikantësh në Europë.

Gjatë hetimeve janë sekesutruar 5,5 milionë euro dhe rreth 4 tonë kokainë.

Për hetuesit, karteli shqiptar i drogës ishte paralelisht i barabartë me kartelet e mëdha të drogës amerikano jugore e konsiderohet lider në trafikun e kokainës ndrë grupet trafikante shqiptare e pikë referimi për ta.

Në paketat e kokainës që ato trasportonin nga Amerika Latine në Europë mbanin logot e stampuara “Bello”. Kompania Bello kishte degëzime të shumta në vendet Hollandë, Ekuador, Austria, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar në dispozicion.

Mjaft anëtarë të këtij karteli janë autorë të akteve të dhunës në konkurrencën e tregut të narkotrafikut.

Në një nga fazat e këtij investigimi u arrestuan 84 persona në Itali, Hollandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britani e Madhe.

Në zbardhjen e mënyrës së veprimit të këtij karteli droge ka ndihmuar sekuestrimi i një telefoni i tipit Blackberry gjatë arrestimit të një shtetasi shqiptar në Firenze ku u zbuluar se i gjithë grupi kriminal përdoret aplikacionin e mesazheve të kësaj marke telefoni për komunikimin mes tyre.

Hetimet e mëtejshme investigative zbardhën se trafikantët përdorin për të komunikuar mes tyre platformat “SKYecc” e “ ENCROCHAT” e analiza e të dhënave të përgjuara identifikuar mënyrat, organizimin e madhësinë e kësaj kartele droge.

Hetimet zbardhën se në krye të Kompania Bello qëndronte një shtetas shqiptar 40 vjeç i cili kishte kontakte të drejpërdrejta me narkotrafikantët amerikano jugorë e që i lejonte shpërndarjen e saj në të gjithë Europën.

Në tregtimin e kokainës vlente rregulli 50/50 pra gjysma e kokainës ishte në përfitim të shqitparëve e gjysma në përfitim të amerikano-jugorëve. Droga trafikohej në rrugë detare nga Amerika e Jugut në Europë e kryesisht në portet e Europës Veriore e në vecanti në portet Anversa, Rotterdam e Brema janë identifikuar zbarkime të sasive të mëdha kokaine.

Gjatë fazave hetimore janë sekeustruar sasi monetare në valuta të ndryshme me vlerë 5,5 milionë euro e rreth 4 tonë kokainë.

Paurinë e disponuar nga tregtimi i drogës anëtarët e kësaj kartele e përdornin dhe për të ndihmuar shpenzimet legale e familjet e naëtarëve të tyre që arrestoheshin nga policia.