Fatura e re e ujit, përfshihen taksa e infrastrukturës, ndërtesës e pastrimit
Fatura e ujit të pijshëm për muajin shkurt përfshin edhe 3 taksat vendore; taksën e infrastrukturës arsimore, ndërtesës dhe pastrimit. Detyrimet do të jenë të unifikuara në një faturë të vetme dhe sipas bashkisë së Tiranës kjo do të bëhet për të mbledhur taksat nga subjektet dhe familjet. Heqjen e depozitave të ujit mbi tarracat e pallateve, banorët e kryeqytetit e shohin si vendim të duhur por kërkojnë më parë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm.
Kjo është fatuara e re e ujit të pijshëm. Ndryshe nga fatura e mëparshme, në të përvec detyrimeve të ujit, përfshihen edhe taksat vendore si "taksa e përkohëshme për infrastrukturën arsimore që do t'i kushtojë familjeve 150 lekë, taksa mbi ndërtesën " 100 lekë" dhe taksa e pastrimit 420 lekë. Këto taksa vendore paguheshin në Njësitë Administrative sipas zonave dhe unfikimi i faturës sipas bashkisë bëhet për të mbledhur detyrimet e këtij instutcioni ndaj subjekteve dhe familjeve. Fatura me taksa të unifikuar ka hyrë në fuqi me pagesat e muajit shkurt.
Në sektorin e ujësjellës kanalizime, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër iniciativë; për të çmontuar depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve. Projekti do të pilotohet në zonën e Ali Demit dhe Kodra e Priftit ne Tirane. Banorët në zonën e Ali Demit mbështesin këtë projekt të bashkisë por kërkojnë më parë furnzimin me uji 24 orë në 24.
Bashkia e Tiranës bënë të ditur se nuk do të ketë çmontim të depozitave pa garantuar furnzimi pa ndërprerje të ujit të pijshëm. Edhe ekspertët e ISHP rekomandojnë vazhdimisht se se uji i depozitave është johigjienik dhe burim i një sërë sëmundjesh dhe se depozitat mbi tarracat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetareve për shkak të mungesës së pastrimit dhe dezinfektimit të tyre.
/Oranews.tv/
