Ekskluzive/Grabitja në Korçë, kambisti ndiqej nga hajdutët deri në Tiranë. Dinamika e plotë e një krimi që tmerroi Korçën

Ekskluzive/Grabitja në Korçë, kambisti ndiqej nga hajdutët

Agim Çaçi, një 42-vjeçar me profesion jurist është njeriu që së bashku me dy persona të tjerë në 11 janar 2021 në qytetin e Korçës, arritën ti marrin plot 40 milion lekë të vjetra, kambistit Shefqet Muço.

Nga kjo grabitje është arritur të arrestohet vetëm juristi Agim Çaçi, i cili u “mbërthye” nga Muço në përleshje e sipër,duke mos u lëshuar deri në momentin e ardhjes së një patrulle policie.

Ora News zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, që tre ditë më parë tronditi opinionin në Korçë. Skuadra me tre persona, ku bënte pjesë dhe juristi Agim Çaçi, ishte e pajisur me armë dhe leva hekuri dhe ditën e krimit, ishin pozicionuar qysh në orët e para të mëngjesit përpara shtëpisë së kambistit, Shefqet Muço.

Skenari si ne filma

Grabitësit, kishin ngritur një skenar të denjë për filma aksion, pasi kishin disa ditë që monitoronin lëvizjet e kambistit nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas, itinerar, ky që kryhej thuajse çdo ditë nga Muço, për shkak të shkëmbimit valutor. Të njëjtën gjë kambisti Muço, do kryente dhe në datën 11 janar 2021, ku herët në mëngjes ai do udhëtonte nga Korça në Tiranë, për të këmbyer në tregun e valutës, një shumë financiare prej rreth 40 milion lekë.

Por 56 vjeçari nuk ka menduar se sapo të dilte nga banesa do binte në një pritë të mirëorganizuar me armë dhe leva hekuri. Sipas dosjes së policisë së Korçës, grabitësit janë pozicionuar para shtëpisë së kambistit rreth orës 04:30, ku në ambientet pranë shtëpisë është parkuar një makinë me ngjyrë blu,ku te vendi i shoferit qëndronte një person i shtrirë në sendilje që të linte përshtypjen se po flinte gjumë. Këtë fakt policia e ka vërtetuar nga dëshmia e një roje objekti që ndodhet afër vendit të ngjarjes, i cili ka vënë re pozicionimin e tre personave, por që s’ka kuptuar se çfarë mund të ndodhte.

Deshmia
Sipas dëshmisë së rojës një person ndodhej në makinë, të tjerët ishin fshehur afër shtëpisë së Shefqet Muços. Grabitësit kanë qenë me maska dhe mjete të forta si leva hekuri dhe një prej tyre ka qenë me armë. Sipas hetimit e para që ka dalë nga banesa ka qenë gruaja e Shefqet Muços, J.Muço, e cila pasi vëzhgon rrugën, ambientin për rreth, i flet bashkëshortit të saj, që të dilte nga banesa.

Shefqeti ka dalë nga shtëpia me një çantë, ku sipas tij kishte 40 milion lekë të vjetra. Në momentin që Shefqeti ka futur në bagazh çantën me lekë dhe ka mbyllur bagazhin është sulmuar befasisht nga grabitësit e maskuar, të cilët kanë filluar ta godasin me sende të forta. Muço, ka arritur të kapi njërin prej tyre dhe nuk e ka lëshuar për asnjë moment. E gjithë skena është parë nga bashkëshortja e kambistit, e cila e tmerruar, ka hyrë brenda në banesë duke thirrur.

Britmat
Nga britmat, është çuar nga gjumi djali i kambistit, Oltjon Muço, i cili i ka shkuar në ndihmë babait të tij, Shefqetit. Oltjoni, është përleshur me dy grabitësit e tjerë, të cilët kishin sende të forta dhe ishin të maskuar. Njëri prej tyre kishte një pistoletë dhe se do e vriste, nëse nuk e lëshonte nga duart shokun e tyre, që më vonë rezultoi të ishte Agim Çaçi.

Në pamundësi për të liruar shokun dhe për shkak se në ndihmë të kambistit, dolën dhe disa komshinj të lagjes, janë larguar me një automjet tip Golf me targa të qytetit të Durrësit. Në ikje e sipër njërit prej grabitësve i është rrëzuar maska dhe është parë nga gruaja e kambistit se ishte pa flokë dhe i dobët.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk del se grabitësit kanë marrë çantën me lek të vendosur nga kambisti në bagazhin e makinës. Vjedhjen e çantës me para nuk janë në gjendje ta përshkruajnë dhe vetë të dëmtuarit, të cilët japin shpjegime se çanta pas përleshjes me grabitësit mungonte në bagazhin e makinës.

Babë e bir, kanë mbajtur të “mbërthyer” dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj personit që kishin mundur të neutralizonin, Agim Çaçi, që më vonë rezultoi të ishte me profesion jurist.

Tashmë ndaj Çaçit, është ngritur akuza e “Vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Plagosjes së lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë pritet që ditën e sotme, juristi Çaçi të dalë para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vendi Lajme Kronike ekskluzive shefqet muco agim caci grabitja e kambistit

EMISIONET