AKSIDENT I RËNDË PRANË RUBIKUT/ Mjeti doli nga rruga, dy të lënduarit nxirren nga makina. Transportohet drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar lëndimin e dy personave.
Sipas informacioneve paraprake, personat që ndodheshin brenda mjetit kanë mbetur të bllokuar pas përplasjes, duke kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e tyre.
Pas ndërhyrjes, të lënduarit janë marrë nga shërbimet mjekësore dhe janë transportuar për kontroll e trajtim të mëtejshëm. Mësohet se gjendja e tyre nuk paraqitet e rrezikshme për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun që solli përplasjen.

