Anglia merr medaljen e bronztë/ Tuchel: Ëndrra ishte finalja, kjo dhimbje do të zgjasë

Anglia merr medaljen e bronztë/ Tuchel: Ëndrra ishte finalja, kjo

Anglia e ka mbyllur Botërorin 2026 me një medalje bronzi pas fitores ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë, por trajneri Thomas Tuchel pranon se skuadra ende ndjen zhgënjimin e eliminimit nga gara për trofeun.

Tekniku anglez u shpreh se medalja e bronztë është një arritje me vlerë, por nuk mund të zëvendësojë objektivin kryesor që ishte mbërritja në finalen e madhe të Botërorit.

“Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me një medalje bronzi, por është medalja e parë në 60 vjet dhe e para e fituar në një Botëror jashtë Anglisë. Shpresoj që një ditë lojtarët të mund të jenë krenarë për këtë arritje”, tha Tuchel.

Anglia u eliminua nga Argjentina në fazën para finales, një humbje që sipas trajnerit ka lënë një zhgënjim të madh te skuadra.

“Synonim të realizonim ëndrrën më ambicioze të mundshme. Kishim një ambicie të jashtëzakonshme për të arritur finalen e Botërorit. Kur dështon në një objektiv të tillë, është shumë e dhimbshme dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për një kohë”, u shpreh trajneri i Anglisë.

Pavarësisht pengut për finalen, Tuchel vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij dhe faktin që Anglia arriti një rezultat historik me një medalje në një turne të zhvilluar jashtë vendit.

EMISIONET