DOSJA E MASHTRUESES/ Zbardhen takimet e Milena Derajt me “bandat” që u kishte marrë mijëra euro. Në “lojë” dhe një ish-deputet

Milena Deraj, e cila ra në prangat e policisë dy ditë më parë është njohur me masën e sigurisë, ku gjykata vendosi lënien e saj në burg.

Deraj u arrestua me akuzën se ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte në çështje gjyqësore apo të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë. Para gjykatës, ajo kërkoi mbrojtjen e familjes, pasi sipas saj janë 4 banda që e kërcënojnë.

Por si qëndrion e vërteta?

“Ora News” ka arritur të sigurojë dosjen e plotë ku vërtetohet lidhja e Derajt me bandat që ajo u kishte marrë mijëra euro përmes mashtrimit, dhe që tashmë i kërkojnë asaj kthimin e parave mbrapsht përmes kërcënimeve.

Deraj pretendon se është marrë peng nga anëtarë të familjes Ferracaku dhe është dërguar në Shkodër.

Sipas saj, e reja është detyruar që të bëjë një video ku deklaronte se kishte marrë një shumë prej 520 mijë eurosh nga familja në fjalë, ndërsa në këtë mënyrë pretendohej se do i bëhej shantazh sistemit të drejtësisë.

Po ashtu nga hetimet e deritanishme, prokuroria po heton përfshirjen dhe të një ish-deputeti të Kuvendit, që thuhet se është takuar me Derajn dhe familjen Ferracaku.

DOSJA E MASHTRUESES

Është paraqitur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë dhe ka bërë kallëzim shtetasja Milena Deraj e cila ka deklaruar se ka disa vite që njihet me ish prokurorin Arjan Ndoj, sot ai është avokat të cilin ja ka prezantuar një mik i saj Admir Arbrija.

Duke ditur që ajo ka shumë miqësi me Av. Arjan Ndojn, një shoqe e saj e quajtur Elira Shyti e cila disponon numrin e telefonit 06........ me të cilën vijnë së bashku, rreth fundit të vitit 2021, në rrugën Unaza e Re pranë “Astirit”, kanë shkuar të dyja së bashku dhe kanë takuar një shoqen e Elirës e quajtur Afërdita Ferracaku, e cila disponon numrin e telefonit 06....... e cila aty ka një shkollë kurse profesionale me logon" Aferdit Academy" në ambientet e zyrës së saj dhe aty Elira e ka prezantuar me shoqen e saj dhe më pas në bisedë e sipër Afërdita i ka thënë që të bisedonte me një avokat të cilin mund ta merrte përsipër një çeshtje që kishin disa të aferm të saj në Shkodër, lidhur me një çështë që janë në hetim e sipër nga Prokuroria e Shkodrës për disa persona që akuzohen për vrasje dhe konkretisht për shtetasit Hasan Ferracaku, Abedin Hasan Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre të cilit nuk ja kujton emrin.

Në këtë moment ajo i është drejtuar shoqes së saj Elirës që këtë problem do ta bisedonte me Arjanin dhe nëse ai e merrte përsipër Arjan Ndoja (avokati),do të flisnin.

Ndërsa Aferdita i ka thënë se për këtë çështje do të vije personalisht njeri nga kusherinjtë e saj që ta takojë. Pas këtij takimi rreth një javë më pas ka shkuar me Elirën perseri tek zyra e Afërditës që ndodhet në qëndren e kurseve profesionale qe ajo administron, kur kanë mbërritur në zyrë e Aferditës aty kanë gjetur shtetasin Abedin Ferracaku i cili po i priste.

Në momentin që kanë shkuar dhe janë takuar me Abedinin në zyrën e Aferditës, ku Afërdita i ka prezantuar dhe me pas Afërdita ka dalë nga zyra duke e lënë me Elirën dhe Abedinin në zyrën e saj, gjithashtu i ka thënë se punon në Bankën e Shqipërisë.

Në bisedë e sipër, Abedini i ka treguar rrethanat e një ngjarje që ju kishte ndodhur në zonën e plazhiit Velipojë të Shkodres, duke i thënë se për këtë vrasje babai është në burg, ndërsa tre të tjerët janë në kërkim për të njëjtën çështje dhe dosje.

Më pas Abedini i ka kërkuar t’i gjente një avokat që ta mbronte gjatë gjykimit me qellim që të mermin një masë më të lehtë. Unë i është përgjigjur se do ta bisedonte me një avokat, por pa i përmendur asnjë emer avokati dhe do të kthej përgjigje sa më shpejt.

Pas kësaj bisede me sa i kujtohet pas rreth nje jave është takuar me Arjan Ndojin, në një lokal tek Liqeni, në Tiranë dhe aty ka biseduar problemin dhe çështjen që kishin Abedin Ferracaku me familjaret e tij.

Ndërsa Av. Arjan Ndoi i tha se do ta shikonte personalisht këtë dosje dhe pastaj do t’i kthente një përgjigje të saktë, ndersa pas një muaji më vonë është takuar përsëri me Arjanin dhe aty kanë biseduar rreth kësaj çështjes që kishte familja Ferracaku, për të cilën i kishte kërkuar që ti gjente një avokat të mirë, nga ana e Arjanit i është thënë se e ka studiuar dosjen dhe që kjo çështje është e pa mundur që të mos dënohet.

Por me këto prova që janë do të kërkonte gjykim të shkurtuar me qëllim për t’i lehtësuar dhe shmangur nga dënimi i përjetshëm, gjithmonë nëse na e pranon gyjykata duke i thënë se për t’i mbrojtur këta katër shtetas, Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si dhe një nip i tyre duhen 340.000 (treqind e dyzet mijë)euro, i ka thënë Arjanit që këtë do t’i thoshte Abedin Ferracakut dhe më pas do të kthente përgjigje.

Pas këtij takimi që ka bërë me Arjanin, ka kontaktuar shoqen e saj Eliren dhe të dyja së bashku kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me Aferditën pasi në zyren e saj po i priste Abedin Ferracaku, aty u takuan me Abedinin në zyrën e Aferditës ka sqaruar për bisedën që kishte bërë me avokatin pa ju përmendur emrin e avokatit që ajo kishte biseduar, duke i thënë se për t’ju mbrojtur juve që të kaloni në gjykim të shkurtuar Arjani kërkonte 340.000 (treqind e dyzet mijë) euro.

Ndërsa Abedin Ferracaku i ka thënë se është dakort që të paguante këtë shume prej 340.000 (treqind e dyzet mije) eurosh por do të vonohet pak duke i thënë një kohë deri rreth 6 muaj, pasi Abedini e ka pranuar këtë shumë parash që do t’i jepte për avokatin u larguan duke lënë një kontakt tjetër kur a…

Së bashku me Afërditën, Abedinin dhe një nipin e tyre, në ambientet e kësaj zyre Abedini i tha se ka folur në telefon Toma (Tom Doshi) me babain e Abedinit se është në Shkoder pasi ai po mbyll fushatën më pas kanë dalë nga kjo zyrë duke u futur të katërt në makinën e Abedinit.

Ajo, Afërdita dhe Abedini janë nisur për në Shkodër ku në sediljen e parë ka qënë Aferdita Ferracaku, në drejtim të mjetit ka qënë një person i moshes rreth 30 vjeç trup mesatar emrin nuk ja ka mësuar, ndërsa ajo dhe Abedini në sediljen e pasme kanë vazhduar deri afër Shkodrës, por pasi ai ka folur me një shokun e tij në telefon dhe i tha se ka trafik rruga për Shkodër dhe ai është futur në një rrugë dytësore duke ecur rreth 15 minuta.

Gjatë kësaj kohe ka biseduar në telefon Abedini ose Aferdita nuk e mban mend se cili por kanë thënë se jemi në Kiras ose në Zus, pasi mbërritën aty tek një ndertesë një katshe me oborr ku nuk kishte persona të tjerë, ka ardhur menjëherë vëllai i Abedinit i quajtur Shyqyri, të cilët në duar mbanin nga një pistoletë dhe e kanë futur në njërën dhomë të shtëpisë nga dera e pasme e saj duke e ulur në një kolltuk ngjyre e kuqe, duke i thënë se këtu ku u ul ajo, ishte ulur edhe av. Arjani, aty ka qëndruar rreth 2 orë e 30 minuta, duke e kërcënuar me armë se do të vrisnin nuk do të na japësh përveq shumës që kishin dhënë ata kërkonin dhe shumën tjetër 200.000 euro.

Gjithashtu, e kanë detyruar që të bënte një video me telefonin Abedinit, Video Call me teks:- Unë e quajtura Milena Deraj për çështje e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumen prej 540.000 euro per dosjen ferracaku me prokuroe Znj. Hamzaj" të pranishëm kanë qënë Abedini, Shyqyriu, shoferi i makinës si dhe Afërdita që kur janë takuar në Tiranë.

Më pas e kanë lënë që me datë 23.05.2023, në orën 19:30 për t’u takuar në Shkodër tek lokal “Fantazia”.

Në atë banesë e kanë mbajtur nën kercenimin e armëve që mbanin në duar per rreth 2-3 orë por dhunë fizike nuk kanë ushtruar ndaj meje por vetëm dhunë psikologjike më pas e kanë lënë të lirë duke i marrë me të njëjtën makinë që e kishin marrë në Tiranë duke i dërguar së bashku me Aferditën deri në hyrje të Lezhës.

Në këtë moment Aferdita mori një taksi janë kthyer për Tiranë. Pas rreth 3 ditë janë takuar me shoqen e saj Elira Shyti e cila ishte shqetësuar shumë. Është munduar për të kontaktuar me avokatin Arjan Ndoj, por nuk ka mundur që të kontaktoj që prej 2-3 muajsh.

Thekson se nga shuma e eurove prej 340.000 (treqind e dyzet mije) eurove, që ka marrë i ka kthyer vetem 140.000 (njëqind e dyzet mije) euro, ndersa shumen tjeter prej 200.000 (dyqnind mijë) euro i ka investuar në fshatin Salari të rrethit Tepelenë duke bërë një shtëpi guri, pasi shumën e eurove që i kishin dhënë nuk i pranonin që tjua ktheja, por kerkonin edhe 540.000 euro të tjera të regjistruara në video, duke mos e njohur borxhin e tyre që i kishin dhënë.

Gjithashtu kam për të shtuar se gjatë kohes që isha e marrur peng në banesën e tyre në Shkodër Abedini e kanë kanosur edhe për të afërmit e saj.

Gjatë bisedës që ka bërë me Elira Shytin ajo i ka thënë se këto 3 ditët e fundit janë shtuar kërcënimet ndaj saj personalisht, djalit të saj si dhe e kërcënojnë ndaj çdo të afërmi të saj, ajo i ka thënë se një i afërm i Abedinit i ka marrë edhe pashaportën Elirës duke mos ja kthyer.

Milena ka theksuar se në telefonin e saj ka komunikuar vetem me aplikacionin "SIGNAL" me numer telefoni nuk ka komunikuar në asnjë rast, ndersa dje në datën 22.05.2023, nëpërmjet aplikacionit ëhatssap me një numër të huaj +33........, e ka telefonuar Abedin Ferracaku duke i thënë se "të erdhi dita të pres në Shkodër" në datën 23 sikur e kanë lënë atë ditë për këtë takim.

Ka shtuar se 3 ditë përpara datës 12.05.2023, e ka marrë në telefon z. Tom Doshi për ta pyetur rreth kësaj historie që kishte ndodhur mes vellezerve Ferracaku dhe meje.

Në moment kam shkuar dhe jam takuar me Tomën tek rruga e ambasadave në zyrën e tij.

Ai e ka pyetur nëse ja njeh borxhin apo jo, ajo është përgjigjur se do ja kthentë paratë.

Është bërë sekuestrimi dhe kqyrja e celularit të kësaj shtetaseje nga e cila ka rezultuar të jetë aplikacioni "signal" me numrin celular 069........., në faqen me mbishkrimin “Elira” me numër +35567......, në pjesën fundore ka një mesazh të shkruar: Nuk duhet me lëviz kund, nesër në orën 10:00 duhet të jesh në Shkodër bashkë me djal" dhe sipër tij ka mbishkrimin Giff Giff+44............

Në pjesën e sipërme të mesazhit ka mbishkrimi Shkodral, mesazhi i shkruar është: "E treta sqarim për çdo gjë se përfunduam ktu ose dikush do e paguaj me jetën e familjarëve tyre"

Mesazhi tjetër është: në faqen e telefonit ka mbishkrimin tjetër today ora 11:09 AM, mbishkrimi GIFF GIFF mesazhi i shkruar është: "mos lëviz nga shpia se po vijnë të marrin"

Për zbardhjen e rrethanave të hetimit ju mor deklarim shtetases Afërdita Ferracaku, e cila e deklaroi se e ka njohur Milena Deraj nëpërmjet shtetases Elira Shyti, të cilën e ka patur mikeshë, rreth para dy vitesh.

Kjo shtetase ka ardhur së bashku me Elirën te aktiviteti i saj tregtar, ku zhvillohen kurse profesionale, dhe kanë qëndruar dhe kanë bërë muhabet ndër të tjera i ka bërë dhe thonjtë.

Në bisedë e sipër, Milena i thotë që punon te Banka e Shqipërisë në departamentin e bonove të thesarit.

Gjithashtu i ka shpjeguar se bonot kanë interesa shumë të larta, dhe se do ishte me interes për të investonte paratë aty.

Fillimisht i ka pëlqyer si ide por i ka bërë përshtypje që Milena erdhi dhe disa herë të tjera ditët në vazhdim duke insistuar që ajo të investonte paratë.

Në këto kushte ka krijuar dyshim se kjo e fundit mund të ishte duke e mashtruar, sepse i thoshte që kishte interesa shumë të larta, madje që shkonin në 100% të vlerës që mund të futej brenda 15 ditësh.

Kjo gjë e ka habitur dhe duke qenë se ajo nuk ishte e fushës në memorien time janë kthyer investimet e bëra para disa vitesh në skemat piramidale ku kishte interesa shumë të larta dhe ajo ka humbur shuma të ndryshme parash.

I kam thënë Milenës se nuk ka mundësi të investoj, dhe kanë vazhduar bisedat normalisht për pak kohë.

Milena i thotë gjithashtu se bashkëshorti i saj punonte te Ministria e Brendshme dhe se kishte njohje të rëndësishme, gjithashtu, i kishte mundësi ti nxirrte pashaporta shqiptare.

Kjo gjë i ka interesuar dhe i ka propozuar disa miqve të saj në Kosovë, por për këtë fakt i ka kërkuar parapagim 10.000 (dhjetë mijë) euro një shumë e cila i është dukur e ekzagjeruar, pasi i duhej ti merrte dhe të hynte garant te këta njerëz. Është tërhequr nga ky propozim pasi nuk kishte besim.

Gjatë kësaj kohe e dëgjonte vazhdimisht Milenën që i thoshte se njihte prokurorë e gjyqtarë të ndryshëm, dhe se ajo kishte dijeni për një çështje të cilën disa të afërmit e saj kishin në Prokurorinë e Shkodrës dhe i ka thënë se njeh Prokuror Arjan Ndojin dhe se ai mund tjua zgjidhte këtë punë.

DOSJA E MASHTRUESES/ Zbardhen takimet e Milena Derajt me “bandat”

elton qyno dosja milena deraj mashtruesja arjan ndoji ferracaku afërdita ferracaku

EMISIONET