PAMJET/ "Shpërthen" dhuna në Veri, gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh në Zveçan. Digjet makina e policisë, serbët rrethojnë komunën

PAMJET/ "Shpërthen" dhuna në Veri, gaz lotsjellës dhe

Policia e Kosovës u përplas me grupe serbësh lokale ndërsa ndihmoi kryetarët shqiptare të futen në zyra në komunat me shumicë serbe.  Operacioni në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq u shoqërua me të shtëna armësh, gaz lotsjellës, sulme me gurë. Në orët e pasdites, në disa rrugë në veri u rikthyen edhe barrikadat!

Të shtëna armësh, gaz lotsjellës, makina në flakë. Situata në veri të Kosovës u tensionua këtë të premte.

Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut - komuna të banuara me shumicë serbe - përkundër rezistencës të grupeve të qytetarëve lokalë.

Forcat e speciale përdorën gazin lotsjellës për t'i shpërndarë qytetarët që kishin rrethuar zyrat për të mos lejuar futjen aty të kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Ata u përgjigjen me lëndë piroteknike, dhe gurë ndaj forcave të policisë së Kosovës, ndërsa dogjën disa automjete

Pesë zyrtarë policorë atje pësuan lëndime trupore sipas njoftimit të autoriteteve.

Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe Ai u Zvecanit hynë në zyra gjatë orëve të pasdites

Operacioni vijoi edhe në Komunën e Leposaviqit ku po ashtu policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba shokuese kundër protestuesve serbë.

Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, ku  Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj.

Autoritetet e Kosovës fajësuan "strukturat kriminale dhe ilegale" të Serbisë për përshkallëzimin e situatës.

Kryetarët e tri komunave me shumicë serbe - që të gjithë shqiptarë - u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që në rrugët në hyrje dhe dalje të Leposaviqit u rikthyen barrikadat

Mbi Zveçan u pa edhe një helikopter i misionit të NATO-s, KFOR.

EMISIONET