VIDEO/ Bujqësia organike, fermerët përfitojnë deri në 200 mijë lekë nga Skema Kombëtare

VIDEO/ Bujqësia organike, fermerët përfitojnë deri në

Fermerët që ushtrojnë aktivitet në bujqësinë organike mund të aplikojnë deri më 26 qershor për të përfituar mbështetje financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2026.

Masa 6 e kësaj skeme i kushtohet mbështetjes së fermave organike, me qëllim nxitjen e prodhimit sipas standardeve të certifikuara organike, rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit dhe promovimin e praktikave bujqësore të qëndrueshme.

Sipas skemës, fermerët përfitues mbështeten financiarisht në varësi të fazës së certifikimit. Vlera e mbështetjes është 100 mijë lekë për vitin e parë të certifikimit, 150 mijë lekë për vitin e dytë dhe 150 mijë lekë për vitin e tretë.

Ndërkohë, për fermat e certifikuara organike, mbështetja arrin në 200 mijë lekë.

Skema synon të inkurajojë zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me metoda organike, rritjen e cilësisë së produkteve bujqësore dhe përmbushjen e standardeve që kërkohen në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural bën thirrje që fermerët e interesuar të paraqesin aplikimet brenda afatit të përcaktuar, deri më 26 qershor, për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në kuadër të mbështetjes së sektorit bujqësor.

EMISIONET