Vathi: Shqipëria, destinacion turistik edhe në dimër! Shkak, çmimet ekonomike të fluturimeve në vendin tonë
Sezoni turistik i verës në Shqipëri njohu flukse të kënaqshme turistësh, ndërsa është e paqartë a ofron vendi ynë kushte edhe për turizëm dimëror.
Për të kuptuar më shumë lidhur me mundësitë që ofron vendi ynë për një turizëm vjetor, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar eksperti dhe operatori turistik Besnik Vathi.
“Rritja e turistëve nuk ka ardhur vetëm gjatë verës,, por flukse ka pasur gjatë gjithë vitit.
Dhe një nga arsyet kryesore është çmimi ekonomik i fluturimeve ajrore në Shqipëri, gjë që ka bërë që të shtohet interesi nga të huajt edhe gjatë periudhës së dimrit.
Po ashtu tashmë fenomeni i turizmit individual duket se është përmirësuar dhe po kthehet në flukse të mirëfillta dhe të organizuar vizitorësh të huaj që zgjedhin vendin tonë për të shijuar dhe vizituar.
Turistët edhe tani që flasim janë në Theth, apo në Valbonë.
Natyrshëm që lëvizja e turistëve është më e ulët nga sezoni veror, por është më e lartë se në vitet e kaluara për të njëjtin sezon”, u shpreh ndër të tjera eksperti turistik Besnik Vathi.