DOKUMENTI/ Miratohet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro

Paralajmërimet e ndërkombëtarëve dhe skepticizmi i tyre për realizimin e amnistisë fiskale në Shqipëri nuk kanë ndikuar në qeverinë e drejtuar prej Edi Ramës.

Tashmë projektligji është paraqitur për konsultim publik e më tej do të vijohet me votimin në qeveri e parlament.

Sipas draftit me 25 nene të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

E njëjta shumë është e lejuar edhe për bizneset qoftë subjekte apo persona fizik. Për kalimin në bankë të shumave do të paguhet një tatim që shkon nga 4 deri në 10 për qind, dhe pas kësaj nuk do të ketë më procedim hetimor, tatimor apo administrative duke u garantuar ruajtjen e sekretit.

Megjithatë për tu bërë pjesë janë renditur disa kushte, ku përjashtohet presidenti, kryeministri dhe anëtarët e qeverisë përfshirë dhe zëvendësat, kryetarët e bashkive dhe të këshillave bashkiakë.

Po ashtu dhe prokurorët e gjyqtarët e të gjithë niveleve nuk mund të deklarojnë para të përfituara në rrugë informale ashtu si dhe titullarët e institucioneve shtetërore. Deklarimet për amnistinë fiskale do të realizohen përmes një formulari të posaçëm nga hyrja në fuqi e ligjit dhe deri në nëntë muaj pas tij.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET