Premtimet boshe për arsimin/Kampusi Universitar në 3D, 100 shkolla me turne dhe 2558 klasa ende kolektive

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë mbajtur premtimet e Paktit për Universitetin. Qëndresa Qytetare publikoi raportin e monitorimit mbi realizimet në sistemin arsimor ku rezulton se shumica nuk janë mbajtur. Premtimet e shitura si arritje nga ana e qeverisë 4 vite nga Pakti për Universitetin, kanë mbetur pa u realizuar.

"Brenda këtij mandati 20 shkolla dhe më në fund heqim nga fjalori çështjen e shkollave me dy turne. Është jonjerëzore" do të deklaronte Erion Veliaj.

Pesë vite pas këtij premtimi të pambajtur, 100 shkolla mësojnë me turne dhe 2558 klasa janë ende kolektive.

Erion Veliaj: Fokusin më të madh do të kemi në ato që quhen hapësira të përbashkëta. Planifikojmë të ndërtojmë një megabibliotekë. Nevoja për një mensë moderne dhe jo për miniqeliza të shpërndara në Qytetin Studenti.

Nga 5 kampuse të premtuara që prej vitit 2019, deri më tani numri i atyre që janë ndërtuar është zero.

Migen Qiraxhi: Në Akademinë e Sigurisë nuk ka nisur asnjë investim. Qyteti jonë ende nuk ka asnjë kampus, jemi zero.

36 muaj nga premtimi, Kampusi Universitar ka mbetur një projekt 3D.

Qëndresa Qytetare publikoi raportin e monitorimit mbi premtimet e qeverisë gjatë vitit të parë të mandatit të ri të kryeministrit Rama, premtime të cilat janë përsëritur ndër vite por nuk janë mbajtur.

Ashtu siç nuk ka mbajtur premtimet e dhëna 4 vite nga Pakti për Universitetin.

Transparenca që kërkuan studentët u ofrua si një faqe interneti e cila është kthyer në një faqe joaktive.

Lidhur me situatën e vështirë social-ekonomike që po kalojnë studentët në kryeqytet, në raport thuhet se numri i aboneve ka qenë më i ulët se kërkesa e studentëve për abone, duke u bërë shkak për rradhë të gjata.

Qëndresa Qytetare i bëri thirrje qeverisë të rrisë financimin për arsimin e lartë, të zbatojë vetingun akademik si dhe të rrisë  kapacitetet akomoduese në konvikte, të cilat aktualisht u përgjigjen vetëm 7% të studentëve.

EMISIONET