KESH blen mbi 33 mijë MWh energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 13:41
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) blen 33 600 MWh energji elektrike për periudhën 17-23 shkurt.
KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në vetëm një lot. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 162,50 euro, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 161,70.
Sipas të dhënave, çmimi mesatar i ponderuar ishte 162,19 euro. Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës ka dhënë ndikim negativ në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin.