Rrethimi i gjykatës për Veliajn, Berisha: Ka ndodhur vetëm në grusht shteti! Rama paralajmëroi flakën që do e djegë atë në 11 maj

Kryedemokrati Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku fillimisht vlerësoi vizitën e krye-strategut të rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është Chris LaCivita.

Ndërkaq Berisha theksoi se Erion Veliaj është hajduti i tretë më i madh pas Edi Ramës dhe Belinda Ballukut! Dosja e tij është dosje shtetërore, tha ai.

Berisha tha se rrethimi i gjykatës ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit kur ndodhi grusht shteti.

Ai tha se Rama paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit

FJALA E BERISHËS

Së fundmi, për ta mbyllur këtë ekspoze, ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Ka ndodhur vetëm në Kolumbi në vitet ’80, kur u sulmua gjykata në një grusht të mirëfilltë shteti. Pushtetet tek gjykata speciale u përleshën me njëri-tjetrin.

Policia bashkia dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve, u rikthyen skenat e viteve ’80 të Eskobarit në Kolumbi, në të cilat u vranë gjykatës, u vranë prokurorë dhe u zhdukën pa nam dhe nishan.

Të gjitha në sytë e shqiptarëve dhe të botës. Të gjitha këto janë dëshmi e asaj që rrokullisja e narkoshtetit po ndodh njëlloj si në filmin Narkos. Këto janë episode pas episodi të Narkosit.

Ndaj të dashur qytetarë unë jam këtu para jush për t’u përgjigjur për të gjitha pyetjet dhe interesat që keni.

Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, respektin më të madh për drejtuesit e komuniteteve fetare. Rolin e tyre si udhëheqës shpirtëror të këtij kombi, frymëzues nga gurrat besimeve të shqiptarëve.

Dhe ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Besimi ynë tek Zoti, por dhe vlera të tjera hyjnore që ne ndajmë të sanksionuara në librat e shenjtë janë një faktor tjetër i respektit, bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Familja e cila në besimet fetare është sa hyjnore dhe tokësore. Atdheu. Pra shtyllat kryesore të programi i kemi të pëbashkëta me besimet fetare në Shqipëri.

Lidhur me shtetin Bektashi, kjo është një përpjekje armiqësore për të përçarë besimin mysliman në Shqipëri. Kjo është një thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri.

Por kjo është sigurisht dhe një goditje indirekte e besimeve të tjera.
Bektashinjtë shqiptarë të cilëve unë u shpreh respektin tim më të thellë, kanë patur një rol të veçanë në historinë e këtij kombi dhe vendi.

Kurrë përpjekjet e tyre gjigante nuk kanë qenë veç se për një shtet sovran, unik, për një Shqipëri të pavarur dhe unike. Asnjëherë për një shtet islamik, asnjëherë për një shtet sovran në kurriz të sovranitetit të Shqipërisë.
Asnjëherë nuk kanë ëndërruar një shtet si Vatikani sepse ata dinë që Shqipëria është një vend plureligjoz.

Shqipëria është dheu i mylimanëve, katolikëve, ortodoksëve, protestantëve dhe Shqipëria përbën modelin më të shkëlqyer të bashkëpunimit dhe tolerancës ndër fetare.

Krijimi i një shteti me ekstratorriaralitet në kryegjyshatën e Tiranës dhe 170 teqe siç predikon Edi Rama është një copëzim i tmerrshëm i territorit të Shqipërisë, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Njohja e sovranitetit të një shteti me bankë dhe pasaporta diplomatike të lëshuara prej tij, etj., etj., do të thotë të krijosh këtu strehën më gjigante të trafikantëve të mbarë botës. Jashtë kontrollit ndërkombëtar financiar. Nuk ka bektashi të ndershëm në Shqipëri që pranon një projekt të tillë anti shqiptar, antifetar, antikombëtar.

Kryeministri paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit. Ne kemi bërë një mbrojtje. Ju jeni dëshmitarë të tre rezolutave ndërkombëtare që ska ndodhur kurrë herë tjetër, me të cilat Edi Rama u damkos si njeriu që bën zgjedhje fasadë. Çfarë tha zv/presidenti JD Vance në Mynih, ai tha se, arrestoni lider të opozitës, vendosni censurë.

Ky është armiku juaj, kjo që bëni. Pra ishte një thirrje për çdo shqiptar. Në fakt ishte një paralajmërim tepër serioz për Edi Ramën. Sepse të dashur miq, në atë sallë me lider të opozitës të arrestuar ishte vetëm Edi Rama dhe Llukashenko.

Por Llukashenko nuk ishte. Të tjerët nuk kishin lider të opozitës. Pra, nuk u vu emri, por indirekt ishte Edi Rama ai që u përmend se arreston lider të opozitës.

Kështu, skena që panë shqiptarët e shkallmimit, tregon se ai ka humbur kontrollin, fiqirin. Tregon se ai është i gatshëm për gjithçka. Por të jeni të sigurtë se asgjë nuk e shpëton nga verdikti i shqiptarëve në 11 maj.

EMISIONET