Skënder Hita vlerëson kontributin e dy diplomatëve amerikanë në forcimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit

Skënder Hita vlerëson kontributin e dy diplomatëve amerikanë

Policia e Shtetit zhvilloi një ceremoni vlerësimi për Zëvendësshefen e Misionit në Ambasadën Amerikane, Kathryn Hammond, dhe Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurisë, Jonathan Ellis, me rastin e përfundimit të mandateve të tyre në Shqipëri.

Ceremonia u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, si dhe drejtues të lartë të institucionit.

Gjatë aktivitetit u vlerësua kontributi i dhënë nga dy zyrtarët amerikanë në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare dhe amerikane. Bashkëpunimi ka përfshirë trajnime, mbështetje logjistike, hetime të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve financiare dhe krimeve ndërkufitare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë falënderoi Hammond dhe Ellis për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit gjatë viteve të shërbimit të tyre në vendin tonë. Ai vlerësoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara ka sjellë rezultate të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Nga ana e tyre, Kathryn Hammond dhe Jonathan Ellis shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare. Ata vlerësuan rezultatet e arritura në luftën kundër krimit, si dhe mbështetjen dhe mikpritjen që kanë marrë gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Dy zyrtarët amerikanë e cilësuan bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si një nga përvojat më të rëndësishme profesionale gjatë karrierës së tyre.

EMISIONET