Helmimi te Akademia e Sigurisë/ "Perla" e ministrit Salla: Herën e parë kompania nuk kishte faj, të shohim herën e dytë
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka reaguar duke nxjerrë nga goja “perla” për helmimin e 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë.
Salla u përpoq të mbrojë kompaninë duke thënë se në rastin e parë, analizat nuk e kishin lidhur problematikën me ushqimin, por me mungesë higjiene. Ndërsa për rastin e dytë, ministri kërkoi durim, pasi sipas tij analizat e reja do të përcaktojnë shkakun e incidentit dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e situatave të ngjashme.
Mesa duket, Salla i sheh studentët e Akademisë si kavje laboratori.
“Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, tha ai.

