FOTO+VIDEO/ Pushimet mbaruan, emigrantët po ikin. Fluks i shtuar në pikën kufitare Muriqanit
Pas pushimeve në Shqipëri, vizitorët nga rajoni tashmë po kthehen në vendet e tyre. Me ikjen e turistëve ka ardhur dhe fluksi i shtuar në pikat kufitare.
Pika e Muriqanit ka pasur një numër të shtuar të lëvizjeve me pikun më të lartë gjatë kësaj fundjave. Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 mijë hyrje-dalje.
Ndërkohë, të shumtë janë edhe qytetarët shqiptarë që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushime në bregdetin e Malit të Zi.
Me 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje pika kufitare e Muriqanit ka funksionuar me procedura të përshpejtuara gjatë orëve të paradites, për të mos krijuar radhë të gjata.
Vendkalimi i Muriqanit është hapur ne vitin 2002. Ndodhet në rrethin e Shkodrës dhe lidh këtë qytet me Ulqinin dhe më tej.


