Blejnë më pak/ Qytetarët në Dibër: Çmimet janë shtrenjtuar, i përballojmë me vështirësi

Qytetarët në Dibër thonë se e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e shtrenjta. Pagat e pensionet i kanë të ulëta ndaj tregojnë se janë të detyruar të blejnë më pak.

Çmimet e larta po i detyrojnë qytetarët të blejnë më pak.

Në Dibër blerësit thonë se e kanë të vështirë të përballojnë shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Disa produkte i kanë përjashtuar nga tryeza, ndërsa ato që janë të domosdoshme i marrin në sasi të vogël.

“Shtrenjtë janë çmimet, por s’kemi ç’bëjmë. Kemi marrë më parë 2 kilogram, tani do blejmë 1 ose gjysëm kilogrami”, thotë një qytetar.

“Çmimet janë shumë të larta, por jemi të detyruar t’i marrim”, thotë një tjetër qytetare.  

Krahasuar me çmimet thonë se pagat dhe pensionet i kanë të ulëta.

“Unë nuk mund t’i përballoj këto çmime se 100 mijë lekë marr ilaçe në muaj”, thotë një pensionist.

“Pensionet janë të vogla, ndërsa çmimet nuk përballohen”, thotë nje tjëtër qytetar.

“Çmimet janë shumë të shtrenjta dhe me këto rroga që marrim janë mizerabël”, thotë një tjetër qytetar.

Ankesa kanë edhe tregtarët. Tregojnë se konsumi ka rënë ndjeshëm. Në tregje blerësit po pakësohen.

“Kokërr leku nuk ka. Vetëm sa rrijmë kot këtu në rrugë të madhe, se pazar nuk ka. Qepa 1500 – 1700 lekë”, thotë tregtari.  

Rritja e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët kohët e fundit konfirmohet edhe nga Instituti i Statistikave.

Në muajin mars ushqimet ishin 11% më të shtrenjta krahasuar me marsin e vitit të shkuar.

cmimet e larta

EMISIONET