Pemë te “Metalurgjiku”/ Llatja premton katërfishimin e hapësirave të gjelbra në Elbasan
Në fushatën për një mandat të dytë në Elbasan, Gledian Llatja premton katërfishimin e hapësirave të gjelbra. Madje ai kërkoi krijimin e një muri me pemë në zonën e metalurgjikut
Një mur me pemë është propozimi i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit për uljen e ndotjes në zonën e metalurgjikut.
Në kërkim të një mandati të dytë së bashku me stafin mbolli disa fidanë.
Gledian Llatja premton katërfishimin e ambienteve të gjelbra.
Gledian Llatja: “Jemi në zonën fundore të metalurgjisë, ku në fakt po vazhdojmë projektin për Murin e Gjelbër. Ky është një nga projektet tona, të përbashkëta të pushtetit vendor me bizneset, sidomos në zonën industriale të Elbasanit.
Qëllimi ynë është për të pasur një ambient dhe ajër sa më të pastër në Elbasan. Kmei mbjellë mbi 100 mijë fidanë në Elbasan gjatë këtij katër vjeçari, ndërsa parashikojmë një katërfishim të tyre në mandatin e ardhshëm”.
Në nisje të fushatës elektorale socialistët vendosën që fondet e marra prej KQZ-së, t’i shpenzonin në shtimin e hapësirave me pemë.