Balluku dhe Kumbaro në kantierin e aksit Berat-Ballaban: Nxit zhvillimin bujqësor dhe turistik të zonës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro inspektuan sot punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban.

Zv/kryeministrja Balluku u shpreh se ky është një aks i rëndësishëm, që shtrihet në qarqet Berat dhe Gjirokastër, duke dhënë një impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.

Balluku theksoi se kjo rrugë është mbi 58 kilometra e gjatë e ndarë në 3 lote. Ajo shtoi se rruga do të ketë gjerësi 7.5 metra.

Balluku nënvizoi se, kjo do të jetë një rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin bujqësor dhe turistik.

Rruga Berat-Ballaban kalon përmes Beratit, Skraparit, Përmetit dhe Tepelenës duke prekur 3 rajone të rëndësishme të zhvillimit bujqësor dhe turistik, shtoi Balluku.

Ndërsa ministrja Kumbaro u shpreh se punimet kanë nisur, duke lidhur më shkurt Këlcyrën, Përmetin, Memaliajn dhe Tepelenën me Beratin për të dhënë një impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.

EMISIONET