“Tërmet” me pronat? Shoqërohet ish-drejtuesja e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi
Në zyrat e Kadastrës së Kamëz Vorë kanë zbarkuar forca të policisë dhe prokurorë të SPAK dhe BKH-së.
Burime bëjnë me dije se është shoqëruar ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi, e cila mban postin e specialistes tek Drejtoria Vendore e Kadastrës Kamëz – Vorë.
Momenti i shoqërimit duket se ka shkaktuar panik tek punonjësit, pasi mësohet se ishin 3 oficerë të policisë, 2 meshkuj dhe 1 femër, të cilët e kanë tërhequr jashtë ambienteve të institucionit.
Më 15 dhjetor të vitit 2021 Rajmonda Dashi do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit dhe në vend do të emërohej, Risena Xhaja.
Edhe pse në atë kohë ishin të paqarta arsyet e këtij vendimi, shoqërimi i sotëm u Dashit duket se ka të bëjë me abuzime dhe shkelje me pronat dhe hipotekat në Durrës gjatë kohës që ajo ushtronte të detyrës si drejtuese e Kadatrës së këtij qyteti.
Ndërkaq ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia lidhur me hetimet e zhvilluara që kulmuan me shoqërimin e Rajmonda Dashit.