Djali i Albertit të “6+1” në Vlorë që fyeu gazetarët, i dënuar për kultivim të 2784 rrënjëve drogë, dhunë në familje e korrupsion aktiv brenda në burg

Djali i Albertit të “6+1” në Vlorë që fyeu

Drogimi dhe më pas përdhunimi i një vajze 26-vjeçare në Vlorë, nxori në sipërfaqe jo vetëm aktin barbar të 3 djemve të biznesmenëve, por zbuloi dhe aktivizimin e familjrëve të autorëve, duke kërcënuar të dëmtuarën madje dhe gazetarët që raportuan për këtë ngjarje të rëndë.

Me tipare agresive, sikur të kishte mbëritur nga Xhungla e Amazonës u shfaq dhe njëri nga pronarët e televizionit lokal në Vlorë “6+1”, Albert Deliaj, pasi gazetarët i kishin përmendur emrin e djalit të tij, të dënuar për tregti dhe kultivim droge, si një ndër personat që ka qënë në tavolinë me 3 djemtë dhe vajzën e përdhunuar.

“Ora Neës” tre ditë më parë raportoi rreth kësaj ngjarje, duke treguar se Klevis Deliaj, djali i njërit prej pronarëve të televizionit 6+1 në Vlorë, ndodhej në tavolin e lokalit ku festonin dhe 3 shokët e tij së bashku me vajzën 26-vjeçare.

Më tej raportimi vijonte duke ju referuar burimeve të policisë se Deliaj ishte larguar nga ambjentet e lokalit, ndërsa tre shokët e tij, kishin marë vajzën 26-vjeçare të droguar dhe kanë kryer marëdhënie seksuale me të në një nga dhomat e hotelit.

Pas disa çaste nga ky raportim, gazetarët e “Ora Neës” teksa ishin në raportim e sipër për ngjarjet e ditës, janë përballur me telefonata të pandërprera duke u shoqëruar këto me sharje dhe fyerje që nuk i shkonin përshtat një pronari mediaje në Shqipëri.

Albert Deliaj, vijën e kuqe e kaloi kur botoi në portalin e televizionit të tij, një shkrim fyes dhe mjaft të rëndë për gazetaren e Vlorës, Afrovita Hysaj.

Por teksa hapëm arkivën dhe kontrolluam nëpër dosje emrin e djalit të pronarit të 6+1 Klevis Deliaj, rezulton se ky i fundit është një person me rekorde kriminale në fushën e kultivimit dhe tregtimit të drogës, “korrupsionit aktiv” në burgun e Bradasheshit, “Dhunës në familje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Djali i Albertit të “6+1” në Vlorë që fyeu

Të gjitha këto precedentë Klevis Daliaj, i ka të rregjistruar në prokurorinë e Elbasanit dhe asaj të Vlorës. Ai njihet nga policia kriminale si përdorues drogë dhe autor i disa veprave penale.

Deliaj është deklaruar fajtor nga gjykata e Elbasanit me 3 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e Kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Në këtë aktivitet kriminal Deliaj ka bashkëpunuar me Shpëtim Kulla dhe Marildo Krekaj.

Ndërsa përfaqësuesi i akuzës së Elbasanit kishte kërkuar dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie. Dënimi me 3.6 vite burgim është përfituar për shkak se Deliaj kishte hyrë në këtë gjykim me procedurë të shkurtuar.

Babai i 27-vjeçarit që është dhe pronar i televizionit 6+1 në Vlorë e di shumë mirë këtë dosje dhe njëherësh e di shumë mirë cilin gjyqtar e prokuror shkonte e takonte me shpresën se mos ja ndihmonin djalin e arrestuar për ta nxjerë nga burgu.

Djali i Albertit të “6+1” në Vlorë që fyeu

Në dosjen hetimore thuhet se në 12 maj 2020, ora 07:45, në zbatim të planit operacional, efektivë të komisariatit të Peqinit kanë shkuar në vendin e quajtur “Zabel i Madh” të Njësisë Administrative Pajovë.

Pikërisht në këtë vend është kapur në kushtet e flagrancës Klevis Deliaj, djali i pronarit të televizionit lokal 6+1 në Vlorë.

Siç thuhet në dosjen hetimore, Deliaj u kap në flagrancë nga punonjësit e policies, pasi ai po dilte nga një çadër e cila ishte improvizuar për fjetje.

Në afërsi të çadrës u gjetën 2784 kubike me fidan të dyshuar si bimë narkotike cannabis sativa dhe 200 kubikë me pleh që dyshohen me farë të bimës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit personal të Klevis Deliaj u gjet një telefon celular i markës “Nokia” me kartë sim +35569365XXX.

Nga këqyrja e këtij aparati telefoni rezultoi i kontaktuar nga këto numra: +35569270XXX që i përkasin Shpëtim Kulla, i cili ka tre thirrje telefonike, si edhe numrat 069372XXX dhe 069372XXX.

Nga këqyrja e telefonit rezultoi se në rubrikën “Inbox” kishin ardhur disa mesazhe dhe njëri prej tyre ishte nga numri 069372XXX me emrin “Mus” dhe me tekstin: “…Ikni lëvizni lart se nuk e dim çfarë ka bërë vaki…”, i cili është dërguar në orën 08.05.30 të datës 12 maj 2020.

Ky person më vonë është identifikuar si Marildo Krekaj, i cili më pas është arrestuar dhe dënuar nga gjykata.

Të tre të rinjtë nga Vlorë, kishin udhëtuar nga Vlora në drejtim të fshatit Pajovë të Peqinit, me qëllim mbjelljen dhe më pas kultivimin e mbi 3 mijë fidanëve të drogës.

Djali i Albertit të “6+1” në Vlorë që fyeu

elton qyno

EMISIONET