E ka menaxhuar mirë apo keq pandeminë qeveria? Ja si janë përgjigjur të punësuarit dhe të papunët në sondazh
38% e të punësuarve në Shqipëri mendojnë se qeveria e ka menaxhuar mirë dhe shumë mirë pandeminë Covid 19, përkundrejt 37.4% e atyre që nuk punojnë.
25.2% e të punësuarve mendojnë se qeveria se ka përballuar as mirë as keq këtë situatë, nga të papunët kemi 24.3%
Ndërkohë 14% e të punësuarve dhe 15.3% e të papunëve e vlerësojnë shumë të keqe punën e qeverisë në këtë drejtim.
Këto janë rezultatet e tabelës 5 të sondazhit.
Të anketuarve u është bërë pyetja: Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë...
Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjendjes së punës.
Rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora u prezantuan sot në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021). Gjithsej u prezantuan 17 tabela.

Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
