Covid-19, Vasili: Kur rastet ulen, masat zbuten. Në Shqipëri ndodh e kundërta

Covid-19, Vasili: Kur rastet ulen, masat zbuten. Në Shqipëri ndodh e

Gjatë intervistës së tij për Ora News, nënkryetari i LSI Petrit Vasili doli edhe në profesionin e tij primar, atë të mjekut, teksa komentoi ecurinë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë dhe masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sipas tij, në një kohë kur shifrat e infektimeve në vend kanë njohur ulje, qeveria shtrëngoi masat kufizuese.

“Këtu e heqim kravatën e politikës dhe flasim në emër të profesionit dhe një pune, që modestisht po ua them, e njoh shumë mirë. Ju e keni anoncuar masat e reja kufizuese, por ata që ju kanë dërguar masat nuk ju kanë dërguar asnjë argument me vete. Minimumi duhet të ndodhte se, 1, 2, 3, 4 arsye, përkeqësimi i gjendjes, për arsye se janë vënë re këto tendenca të reja, ne do të kemi një mbyllje akoma më të fortë.

Po çfarë kemi dëgjuar? Kemi dëgjuar që rastet janë dy herë më pak. Dhe vlerësimi, si kudo në botë, kur ka një rritje të rasteve, ka masa shtrënguese dhe sa më e qartë është tendenca e rënies, nuk flas për këtu me dyfish, fillojnë të relaksohen masat, bëhen më të buta. Në Shqipëri ndodh e kundërta.

Në rast se kemi identifikuar cili është problemi, pse mbyllen të gjithë? Çfarë krijon kjo? Kjo krijon një stres psikologjik; nuk kontrollon pandeminë; krijon një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm se këta mijëra e mijëra biznese të mbyllura, sigurisht që humbasin. Dhe çfarë bëjnë? Krijojnë premisa për grumbullime njerëzish.

Në vend që tu japin përgjigje pyetjeve të mëdha dhe të bindin njerëzit, krijojnë mosbesim dhe kjo humbet bashkëpunimin. Një masë që nuk është e argumentuar njerëzit nuk e besojnë e thonë hajde ta respektojmë se thonë këta. Kanë edhe tendencën për ta thyer dhe humbja e bashkëpunimit me qytetarët ul efikasitetin e masave. Nuk zgjidhen masat me sakatime njerëzish me gjoba”, u shpreh ndër të tjera Petrit Vasili për Ora News.

Prej ditës së nesërme hyn në fuqi ora e re policore, e cila ndalon qarkullimin prej orës 20:30 deri në 06:00. Kjo masë do të zgjasë deri më 4 janar 2021.

Lexo edhe:

Nga 24 dhjetori- 4 janar, ndalimqarkullimi nis në 20:30, pezullohen fluturimet drejt Anglisë

/a.r,OraNews

Vendi Lajme Ora News Covid-19 koronavirusi ne shqiperi Politikë petrit vasili Aktualitet masat kufizuese

EMISIONET