Pagat mes grave dhe burrave/ Guxholli: Femrat në politikë po përdoren vetëm për propagandë

Shifrat e fundit mbi përmirësimin e pagave dhe pozicioneve të grave mund të duken premtuese, por realiteti pas tyre mbetet thellësisht shqetësues. Edhe pse hendeku gjinor është zvogëluar në disa sektorë të caktuar, numri i grave në pozicione drejtuese dhe teknike vazhdon të jetë dukshëm më i ulët krahasuar me burrat.

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, e cila u shpreh se një nga arsyet kryesore për këtë pabarazi në tregun global mbetet natyra e roleve familjare. Amësia i detyron gratë të shkëputen përkohësisht nga tregu i punës dhe zhvillimi profesional. Kjo pauzë krijon një disavantazh të pashmangshëm, duke u dhënë përparësi burrave dhe duke thelluar hendekun ekzistues. Për t'u përshtatur, shumë gra detyrohen të zgjedhin profesione që ofrojnë fleksibilitet për t'u kujdesur për familjen, duke hequr dorë nga pozicionet e larta drejtuese që kërkojnë përkushtim absolut.

" Jo gjithmonë përfaqësojnë realitetin kështu që ka përmirësime, të mos e mohojmë, përsa i përket pagave të, nivelit të pagave të grave po përsëri nuk është se është realiteti kaq i ndriçuar dhe kaq pozitiv sa duket nga shifrat. Hendeku është ndryshuar por pra është zvogëluar në disa në dy tre pozicione.

Dhe kuptohet zhvillimet janë të tilla që sot gratë në botë janë të barabarta me burrat në pozicione shumë të rëndësishme, në pozicione drejtuese, në pozicione teknike. Por megjithatë gjithmonë numri i atyre grave në këto pozicione është shumë më i kufizuar sesa i burrave. 

Dhe kjo ka dhe arsyet objektive që të jemi realistë sepse gruaja duke qenë se bëhet nënë detyrohet për një farë kohe të shkëputet nga tregu, nga zhvillimi, nga profesioni dhe kjo i sjell asaj një lloj shkëputje, prapambetje që i vë burrat më përpara dhe detyrohet ose të punojë më shumë ose ta mbajë këtë lloj hendeku që i krijohet. Po në Shqipëri nuk është ky rasti. Ky është rasti në botë, në Shqipëri nuk është se ka gra në pozicione kaq të mëdhaja dhe në mënyrë të barabartë të përfshirë në tregun e punës dhe të profesionit si burrat.

Artificialisht do të thoja unë, kjo është në tregun e politikës ku gratë vendosen për numër dhe për propagandë në si të zgjedhura ose në pozicione drejtuese dhe nuk është se si të thuash ju ka bërë nder grave dhe i ka bërë ato të shkëlqejnë, përkundrazi kemi raste të cilat në një farë mënyre i kanë diskretituar dhe sikur justifikojnë të qënit pak mbrapa burrave, gjë që në fakt nuk është për arsye zhvillimi intelektual apo aftësie po është për arsye natyrore. Në përgjithësi gratë shkojnë në ato punëra që i mundësojnë dhe një lloj shkëputje dhe jo një përkushtim 100% siç janë ato pozicionet e larta drejtuese sepse me familjen zakonisht dhe sidomos në shoqërinë tonë merret më shumë gruaja sesa burri", u shpreh Guxholli.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET