At*ntati ndaj Arjan Ndojës, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

At*ntati ndaj Arjan Ndojës, GJKKO dënon me burg përjetë

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, dënon me burgim përjetë Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn.

Për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, 7 vjet më parë, Prokurori i Posaçëm Adnand Xholi akuzon Plaurent Dervishajn, pjesë e bandës së Durrësit, se ka vepruar në bashkëpunim jo vetëm me Julian Meçajn, por dhe me personazhe të tjerë si Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri.

Këta të fundit po gjykohen veçmas.

Të dy të akuzuarit u arrestuan në Dubai, dhe në gusht të vitit 2024 u ekstraduan për t'u përballur me akuzat: Dervishaj si organizatori i atentatit ndërsa Meçaj si një nga autorët që qëlloi në drejtim të tij.

Atentati ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019, ndërsa Ndoja dhe shoferi i tij po udhëtonin në shoqërinë e Aleksandër Lahos, një personazh i krimit të organizuar, i shpallur në kërkim i njohur përmes nofkës së tij “Rrumi”.

EMISIONET