Nga 24 dhjetori- 4 janar, ndalimqarkullimi nis në 20:30, pezullohen fluturimet drejt Anglisë

Nga 24 dhjetori- 4 janar, ndalimqarkullimi nis në 20:30, pezullohen

Shqipëria do të festojë festat e fundvitit me kufizime të lëvizjes për shkak të pandemisë.

Komiteti teknik i ekspertëve vendosi që prej 24 dhjetorit të mos lejohet qarkullimi nga ora 20:30 deri në orën 06:00, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi gjithashtu se përjashtim do të bëjnë vetëm ata të cilët lëvizin për nevoja shëndetësore dhe kanë marrë leje në e-albania.

 Manastirliu: Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Prej datës 5 janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00 sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.

Me kufizime do të punojnë edhe lokalet, bar restorantet  dhe fast food-et, të cilat do të duhet të ndërpresin punën në orën 20:30 deri në orën 06:00 prej 24 dhjetorit.

ManastirliuPo ashtu kemi marrë vendimi kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food-e, lokale që ofrojnë shërbime për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00 duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datë 4 janar. Duke përjashtuar shërbimin në banesë.

Pas mutacionit të koronavirusit të raportuar në Britaninë e Madhe, komiteti Teknik i ekspertëve vendosi të pezulloj fluturimet me këtë shtet

Manastirliu: Kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë 22 dhjetor deri me datë 6 janar. Vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që vijnë nga Britania.

Ministrja Manastirliu deklaroi se situata do të vlerësohet në mënyrë dinamike për të vendosur për masat e nevojshme që do të duhet të merren, ndërsa apeloi qytetarët të zbatojnë masat anticovid me përpikmëri.

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe nga 22 dhjetori-6 janar

https://youtu.be/dvqQ_-RVZgU

Vendi Lajme Sociale festat e fundvitit ndalim qarkullimi

EMISIONET