Ministria e Shëndetësisë publikon përditësimin e të dhënave sa i përket infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste të reja, ndërsa janë kryer 578 testime.

Ndërkohë, as sot nuk mungojnë viktimat.

Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me shifrat e sotme, shkon nnë 327 numri i viktimave që nga nisja e pandemisë në vend.

Statistika
Testime totale 72155
Raste pozitive 11021
Raste të shëruara 6443
Raste Aktive 4251

Humbje jete

327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42