Ukraina thotë se janë vrarë 57 persona, 169 të tjerë janë plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2022, 21:29
Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës raporton për 57 ukrainas të vrarë dhe 169 të tjerë të plagosur nga sulmi rus.
Viktor Lyashko tha se sistemi shëndetësor momentalish është stabël raporton agjencia ukrainase Interfax.
Megjithatë, njerëzit që janë në gjendje të marrin kujdes ambulator janë këshilluar të lirojnë shtretërit spitalorë për ata që mund të kenë nevojë për to.