Zelensky shton presionin mbi Perëndimin/ Kërkon a*më me rreze të gjatë dhe dronë për Ukrainën

Ukraina dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje mbi zhvillimin e aftësive të mbrojtjes nga raketat antibalistike, ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky, duke u bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të rrisin mbështetjen ushtarake dhe të japin rezultate konkrete deri në dimër.
Duke folur në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si “Grupi Rammstein”, Zelensky tha se vendi i tij ka nevojë urgjente për artileri me rreze të gjatë veprimi, si dhe për mjete ajrore pa pilot (dronë).
Ai theksoi gjithashtu nevojën për krijimin e mekanizmave të rinj financiarë që sigurojnë mbështetje afatgjatë për ushtrinë ukrainase.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, që përfshin rreth 150,000 dronë deri në fund të vitit 2026, si pjesë e një fondi prej rreth 996 milionë dollarësh.
Paketa financohet përmes një kredie britanike prej 2.26 miliardë funtesh për Ukrainën dhe përfshin gjithashtu 350 raketa të mbrojtjes ajrore dhe sisteme radarësh tokësorë. Kredia mbështetet nga të ardhurat e aseteve të ngrira shtetërore ruse.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Dan Jarvis, i cili bashkëkryesoi takimin në Bruksel së bashku me homologun gjerman, zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë të lartë të mbrojtjes nga SHBA, Franca dhe Ukraina, përfshirë Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth.


