“Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet”/ Zelensky ua bën të qartë ministrave të mbrojtjes të NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 17:16

"Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet." Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga Bruksel, ndërsa mori pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.
Lidhur me sulmet masive të dronëve ukrainas në kryeqytetin rus mbrëmë, presidenti ukrainas përsëriti se "është koha për t'i dhënë fund agresionit dhe luftës", por nëse Kremlini vazhdon agresionin e tij, Ukraina do të hakmerret.

