Zelensky mbërrin në Britani/ Takimi i parë me kryeministrin e ri, në fokus mbështetja për Ukrainën

Zelensky mbërrin në Britani/ Takimi i parë me kryeministrin e ri,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare, ku pritet të zhvillojë takimin e parë me kryeministrin e ri Andy Burnham pas marrjes së detyrës.

Zelensky bëri të ditur se në axhendën e tij janë takimet me kreun e qeverisë britanike, si dhe me ushtarët ukrainas që ndodhen në Britani për trajnime dhe pjesëmarrje në stërvitje ndërkombëtare.

“Kam mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Agjenda ime përfshin takime me kryeministrin Andy Burnham dhe me luftëtarët tanë që aktualisht janë në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi presidenti ukrainas.

Ai u prit në Londër edhe nga ambasadori ukrainas Valerii Zaluzhny, ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes Kievit dhe Londrës janë forcuar ndjeshëm gjatë viteve të luftës.

“Ukraina ka ndërtuar marrëdhënien më të fortë në historinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, tha Zelensky.

Në qendër të bisedimeve pritet të jenë mbrojtja ajrore, siguria detare dhe prodhimi i përbashkët i pajisjeve ushtarake. Sipas raportimeve, kryeministri Burnham mund të njoftojë gjithashtu transferimin e teknologjisë “Stone Cloak”, e cila synon të dobësojë sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Vizita vjen në një kohë kur Ukraina kërkon rritjen e mbështetjes ndërkombëtare përballë agresionit rus dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me aleatët perëndimorë.

EMISIONET