Mocion mosbesimi për qeverinë e Vuçiç/ Opozita e akuzon për korrupsion, kërkon shkarkimin e saj

Fati i qeverisë së presidentit Vuçiç po diskutohet në një seancë të gjatë, nisur që prej paradites së kësaj të hënë në kuvendin e Serbisë.
Mocioni i mosbesimit ndaj ekzekutivit të drejtuar nga kryeministri Gjuro Macut është dorëzuar nga 62 përfaqësues të opozitës në muajin shkurt me argumentin se e qeveria e ka humbur legjitimitetin politik pas muajsh protestash dhe krizash politike.
Koalicioni qeverisës, i mbështetur nga partia në pushtet dhe aleatët e saj, pritet të ketë ende numrat për ta mbijetuar votimin. Për këtë arsye, analistët në vend nuk presin që mocioni të kalojë.
Presidenti Aleksandar Vučić ka deklaruar ditët e fundit se një skenar i mundshëm është dorëheqja e qeverisë në një fazë të mëvonshme dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vjeshtë, pavarësisht rezultatit të mocionit.
Edhe nëse mocioni nuk miratohet, kriza politike në Serbi nuk konsiderohet e mbyllur.
Shumica parlamentare ka refuzuar disa herë të siguroj kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e saj, megjithatë një deklaratë publike e kryetares së kuvendit, Ana Bërnabic për organizimin e kësaj séance ndryshoj edhe qëndrimin e shumicës.
Nëse Kuvendi miraton mocionin e mosbesimit, atëherë do të nisë afati 30-ditor për formimin e një qeverie të re.
Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi do të shpërndahet dhe do të shpallen zgjedhjet e reja parlamentare.


