Zbulim i rrallë në Kinë, gjendet e paprekur një pije alkoolike 2 mijë-vjeçare!

Gjenden 4 litra të një pije antike alkoolike 2000-vjeçare. Shishja prej bronzi, ende e mbushur me një lëng ngjyrë blu në jeshile, pa aromë, është gjetur në Kinë.
Sipas analizave të deritanishme, mendohet të ketë qenë një pije alkoolike me bazë drithërash dhe shumë përbërje organike, mes të cilave aminoacide, sheqerna dhe acide yndyrore, çka përjashton faktin që kjo pije të ishte thjesht një ujë i filtruar në shishe.
Gjithashtu, rezulton se drithërat e përdorura janë bluar dhe pjekur, përfshirë edhe praninë e lartë të erëzave e të majasë së birrës, çka konfirmon procesin e mirëfilltë të fermentimit.
Vazoja antike prej bronzi është gjetur gjatë gërmimeve në një varr dhe ishte e mbyllur hermetikisht me një shtresë argjile. Tani kërkuesit do të riprodhojnë të njëjtën pije për të kuptuar nëse është e njëjta pije tradicionale kineze, e quajtur QU, që ka pasur gjithnjë përdorim të gjerë në kulturën e tyre prej shekujsh.

